Pothuajse të gjitha raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani drejt Izraelit në një sulm të paprecedentë janë kapur dhe nuk kanë arritur destinacionin e tyre, sipas zyrtarëve izraelit dhe amerikanë.
Bëhet e ditur se shumica e më shumë se 300 raketave të lëshuara gjatë një sulmi pesë orësh janë kapur përpara se të arrinin në Izrael, falë sistemit të avancuar të mbrojtjes.
Ushtria izraelite ka njoftuar se 99 për qind e raketave janë shkatërruar nga Izraeli dhe aleatët e tij, me vetëm “një numër të vogël” të tyre që shkaktuan dëme të lehta strukturore në territoret izraelite.
Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 70 dronë dhe raketa u shkatërruan nga anijet dhe aeroplanët ushtarak amerikan, pa dhënë detaje se cilat mjete mbrojtëse u përdorën për rrëzimin e tyre.
Por, siç raportohet, marina amerikane ka rrëzuar të paktën tre raketa balistike duke përdorur sistemin e mbrojtjes raketore Aegis, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
E se SHBA-ja ishte e përgatitur mirë për të kontribuar në mbrojtjen e Izraelit tha edhe presidenti Joe Biden.
“Për të mbrojtur Izraelin, ushtria amerikane zhvendosi aeroplanë në rajon gjatë javës së kaluar. Falë aftësive të jashtëzakonshme të ushtarëve tanë, ne e ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat”, tha Biden.
Të përgatitura për të ndërhyrë u shprehën edhe Britania e Madhe dhe Franca.
Ndërkohë, Izraeli operon një sërë sistemesh për bllokimin e raketave si ai Iron Dome i cili ka aftësi të zbulojë lokacionin e raketave dhe të kontrollojë nëse ato përbëjnë rrezik dhe David’s Sling i cili mbron nga kërcënimet me rreze të shkurtra dhe të mesme.
Siç raportohet, Izraeli zotëron edhe aeroplanë luftarak të teknologjisë së fundit, duke përfshirë stealth FG-35l. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Më herët e kishte kritikuar Trumpin, tani Pentagoni po e “ndëshkon” gjeneralin Mark Milley
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij