Kanë kaluar pothuajse dy muaj nga shpërthimi i virusit vdekjeprurës coronavirus që u lajmërua në qytetin kinez Wuhan, ku prej atëherë çdo qeveri dhe territor në lindje të Azisë ka konfirmuar raste të infektuarve me këtë virus, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Korenë e Veriut.
Një nga vendet më të varfra në botë, sipas të dhënave zyrtare ka arritur ta shmang virusin, pavarësisht faktit që kufizohet me Kinën, ku nga coronavirusi humbën jetën më shumë se 600 persona, kurse mbi 31 mijë tjerë janë infektuar, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, çdo vend në një rreze prej 2.500 kilometra nga Koreja e Veriut, përveç Mongolisë, kanë konfirmuar raste e personave të infektuar me coronavirus.
Siç raporton CNN, ende nuk dihet se si Pyonyang ka arritur ta shmang virusin, duke shtuar se Koreja e Veriut ka pasur fat, apo ndoshta nuk është e sinqertë apo përdor përparësinë që është një vend i izoluar ku informacionet janë të pakta.
Ky shtet zyrtarisht nuk ka raportuar për ndonjë person të infektuar me coronavirus, por profesori në Universitetin e Koresë, Nam Sung Vuk, i cili më parë ka qenë shef i agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut, ka deklaruar për CNN, se ekzistojnë gjasa të mëdha që dikush në mesin e 25 milionë banorëve sa jetojnë në Korenë e Veriut, të jetë infektuar.
“E dimë se ka të infektuar në rajonet kineze që kufizohen me Korenë e Veriut. Rreth 99 për qind e tregtisë së Koresë së Veriut zhvillohet me Kinën dhe e dimë se shumë njerëz, kamionë dhe trena kanë kaluar kufirin mes këtyre dy vendeve, para se Koreja e Veriut të ndërmerrte masa për të parandaluar zgjerimin”, ka shtuar Nam.
Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për turistët, shumica prej të cilëve janë kinezë, si dhe kanë hapur qendër kundër zgjerimit të epidemisë, kurse të gjithë personat që janë futur në këtë vend para 13 janarit, janë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Agjencia shtetërore KCNA gjithashtu ka raportuar se punonjësit shëndetësor kanë instaluar sisteme për diagnostifikim në gjithë vendin, me qëllim që të munden brenda një kohe të shkurtër të zbulojnë prezencën e virusit vdekjeprurës.
Megjithatë, disa ekspertë me të cilët ka biseduar CNN janë skeptik kur është në pyetje aftësia e Pyongyangutr sa i përket testimit të njerëzve dhe prezencës së virusit.
CNN shkruan që Koreja e Veriut është një nga vendet më të izoluara në botë, dhe se ky vend kurrë nuk e ka pranuar se sa njerëz kishin vdekur gjatë viteve të 90-ta nga uria për shkak të thatësisë dhe ndaljes së ndihmave nga e gjithë bota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë