Mercedes EQA është makina më e vogël elektrike e kësaj kompanie që nga krijimi i serisë EQ.

Prodhuesi gjerman prezantoi këtë makinë EQA javën e kaluar, si një alternativë elektrike ndaj Mercedes GLA konvencional, transmeton Telegrafi.


5A3C3FFD 3108 41A8 9B93 27A8D21E7843

Varianti i parë që shfaqet në treg është EQA 250. Ai ka 190 "kuaj fuqi" dhe një çift rrotullues maksimal prej 375 Nm.

Fuqia transmetohet në rrotat e përparme, dhe motori elektrik ushqehet nga bateria 66.5 kWh.

Mercedes vlerëson se një makinë me një bateri të plotë mund të mbulojë deri në 426 km, ndërsa sipas standardit të vjetëruar të matjes NEDC, autonomia e vozitjes arrin 486 km.

83DD1DE0 8921 410E BF94 55FA6FB38AFC

Pas EQA 250, priten variante të tjera, me më shumë fuqi, por edhe me makinë me të gjitha rrotat.

Çmimi i Mercedes EQA, në Gjermani fillon me 38,540 euro.

Më poshtë mund të shihni se si është bërë kjo makinë. /Telegrafi/