LAJMI I FUNDIT:

Si e vlerësojnë qytetarët arsimin në Maqedoni?

Si e vlerësojnë qytetarët arsimin në Maqedoni?

Më pak se tre është vlerësimi mesatar i qytetarëve të Maqedonisë për arsimin. Të tilla janë rezultatet e hulumtimit të fundit të ‘Detektor’ që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup.

Sipas këtij hulumtimi, më pak është vlerësuar nga qytetarë me arsim të mesëm dikur 2.79 ndërsa ata me arsim të lartë është vlerësuar 2.84. Vlerësimi i përgjithshëm është 2.85, njofton Telegrafi Maqedoni.

Hulumtimi gjithashtu tregon se gjysma e qytetarëve nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit edhe pse duhet të potencohet se përqindja e lartë është edhe të qytetarëve që thonë se arsimi në vend është cilësor. 51% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit ndërsa 44.8% e qytetarëve deklarohen se ka arsim cilësor.


Gjithashtu gjysma e qytetarëve apo 49.9% nuk janë të kënaqur me programet e procesit arsimor për dallim nga 26.3% e qytetarëve të cilët shprehen të kënaqur. 54.4% thonë se nuk janë të kënaqur me cilësinë e librave ndërsa 23.6% deklarohen se librat janë cilësorë.

Megjithatë rezultatet e PISA tregojnë se Maqedonia është në vendet me vlerësim më të ulët. Sipas pjesës më të madhe të qytetarëve, arsye për këtë është kuadri jocilësor dhe programi ikeq.

23.7% e qytetarëve shprehen se arsyet e dobëta në PISA janë te kuadri, 22.2% te programi arsimor, 13.6% te kushtet e këqija në shkolla dhe 6.5 te nxënësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori