Punimet në rrethrrotullimin e parë nënujor, i cili u ndërtua në Oqeanin Atlantik dhe do të jetë i hapur për trafik brenda pak javësh, kanë përfunduar.

Si pjesë e një tuneli të ri, me gjatësi 11 kilometra në fund të oqeanit, i cili lidh dy nga 18 Ishujt Faroe, rrethrrotullimi nuk është vetëm funksional, por edhe një perlë e vërtetë arkitektonike, transmeton Telegrafi.


115804494 30nov20 75a6676

Artisti Faroese Trondur Paturson është përgjegjës për rregullimin e këtij rrethrrotullimi dhe pamjes së tij.

Pika më e ulët e tunelit Eisturoy shtrihet 189 metra nën nivelin e detit.

Në 2014, parlamenti miratoi planet për të ndërtuar një tunel me synimin për të lidhur kryeqytetin Torshavn me dy pika në ishullin Eisturai - Runavik dhe Strandur.

Tuneli do të shkurtojë distancën midis Torshavn, i cili ndodhet në ishullin më të madh dhe më të populluar të Strejmoy, në dy fshatra në Eisturoy, nga 55 në 17 km.

115804492 30nov20 75a6672

Kjo do të zvogëlojë kohën e vozitjes nga më shumë se një orë në vetëm 16 minuta. /Telegrafi/