LAJMI I FUNDIT:

Si duken meshkujt, të cilët kanë më shumë partnere seksuale?

Si duken meshkujt, të cilët kanë më shumë partnere seksuale?

Kohë më parë është bërë një hulumtim në të cilin kanë marrë pjesë 60.058 meshkuj dhe femra heteroseksuale, të cilët kanë dhënë informacione për numrin e partnerëve të tyre seksualë, gjatësinë dhe peshën trupore.

Është zbuluar që numri mesatar i partnerëve seksualë, te meshkujt dhe femrat midis moshës 30 dhe 44 vjeç ishte 8, transmeton Telegrafi.

Meshkujt me trup më të shkurtër kanë pasur pesë femra, ndërsa meshkujt me trup më të gjatë kanë pasur dhjetë.


“Vërtet rezultati ka treguar që gjatësia megjithatë nuk ka rëndësi kur është fjala për gjetjen e parterëve. Megjithatë, është e vështirë të sqarohet variacioni i kufizuar në numrin e partnerëve me rritjen e gjatësisë”, shpjegon profesori David Frederick, i cili e ka drejtuar studimin.

Femrat i duan meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato, andaj supozohet që në gjatësinë e caktuar nuk i zgjedhin meshkujt dhe të gjithë ata më të lartë se ato janë partnerë potencialë seksualë.

Për këtë shkak, të gjithë meshkujt në fund kanë numër të njëjtë të partnerëve seksualë, thotë Fredericku.

Kur është fjala për peshën, ata me indeksin mesatar të masës trupore kanë pasur numër më të madh partnerësh seksualë.

Është interesante, por menjëherë pas tyre kanë qenë edhe meshkujt me trup të shëndoshë.

Megjithatë, më së shumti partnerë seksualë kanë pasur meshkujt tëcilët duken më të fuqishëm apo kanë trup prej atleti. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Guri Kjeragbolten: Një atraksion që askush nuk e di se si është krijuar, por të gjithë duan ta pushtojnë

Çfarë të vizitosh
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Këto janë shenjat e horoskopit më të njohura për shpërthimet e tyre të xhelozisë

Astrologji
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshores do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Mobilimi i shtëpisë: Pesë rregulla që duhet të filloni t’i thyeni

Rregullimi i shtëpisë
Kalo në kategori