LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket Aston Martin Lagonda i ri?

Si do të duket Aston Martin Lagonda i ri?

Prejse është prezantuar koncepti Aston Martin Lagonda SUV në vitin 2009, ka pasur shumë raporte të cilat pretendonin se ky koncept do të arrijë deri në linjën e prodhimit.

Tani, pothuajse shtatë vjet pas prezantimit zyrtar në Gjenevë, e ardhmja e këtij modeli ende nuk është e sigurt, por është konfirmuar se modeli DBX do të prodhohet në të ardhmen e afërt, transmeton Koha.net.

Në rast se brendi britanik megjithatë do të vendosë që të prodhojë SUV-in luksoz, i cili do të jetë rival i drejtpërdrejtë i modelit Bentley Bentayga, atëherë në foto mund ta shihni se si mund të duket ky SUV, Aston Martin Lagonda.


Këtë fotografi e ka publikuar uebfaqja “Theophilus Chin”. Sipas kësaj uebfaqe, ky model ka huazuar disa elemente nga gjenerata e re e Mazda CX-9, si dhe pjesën e përparme nga modeli Aston Martin Lagonda Taraf.