LAJMI I FUNDIT:

Si do të dukej tabela e Serie A pa gabimet e gjyqtarëve (Foto)

Si do të dukej tabela e Serie A pa gabimet e gjyqtarëve (Foto)

Si çdo javë edhe këtë herë, Pedi Power ka përpiluar tabelën e Serie A, por atë pa gabimet e bëra në ndarjen e drejtësisë.

Pas tri javëve të para në Serie A, nëse gabimet nga gjyqtarët nuk do të ishin, atëherë do të ishte Sampdoria ekipi i cili do të kryesonte ligen italiane, kurse pozitën e dytë do e ndanin Interi, Roma dhe Chievo, me nga shtatë pikë.

Sipas Pedi Power, kjo është tabela e plotë e Serie A, nëse gabimet e arbitrave nuk do të ndodhnin.

Sampdoria 9, Interi 7, Roma 7, Chievo 7, Sassuolo 6, Fiorentina 6, Lazio 6, Atalanta 6, Torino 5, Palermo 5, Udinese 4, Milani 3, Genoa 3, Juventusi 3, Verona 2, Carpi 2 Napoli 1, Empoli 1, Frosinone 0 dhe Bologna 0.


Ne tabelën reale janë Nerazzurrët ata që kryesojnë me nëntë pikë. /Telegrafi/