Si çon ushqimi i drejtë deri te shërimi i shumicës së sëmundjeve bashkëkohore

Kur flitet për shëndetin, imunitetin dhe për gjithë ato që janë të nevojshme, shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të dëgjojnë, sepse mendojnë që fjala është për këshilla jashtëzakonisht komplekse. Mirëpo, nuk kanë të drejtë
Pengimi i llojeve të ndryshme të sëmundjeve nuk është edhe aq i komplikuar sa mendojnë njerëzit.
Pikërisht, pengimi është shumë i thjeshtë, transmeton Telegrafi.
Shëndeti në masë të madhe varet nga mënyra e të ushqyerit. Ushqimi mund ta forcoj shëndetin, ose e kundërta, ta dëmtojë shëndetin.
Zgjedhja duhet të jetë e shëndetshme dhe ushqim i llojllojshëm.
Në vijim ju sjellim ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni sëmundje të caktuara:

Limoni kundër mbipeshës
Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura dhe kronike që kanë nevojë për trajtim dhe parandalim mjekësor sistematik. Është e përcaktuar si një akumulim i tepërt i yndyrës në trup. Ndërlidhet me sëmundjet kardiovaskulare dhe me shumë lloje të kancerit. Për ta ndihmuar humbjen në peshë dhe për t’i shmangur sëmundjet, fillojeni ditën me lëng limoni. Limoni përmirëson tretjen, heq helmet nga trupi, helme këto që e ngadalësojnë metabolizmin.
Jogurti kundër shtypjes së lartë të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve. Për ta mbajtur nën kontroll shtypjen e lartë të gjakut, atëherë duhet të pini jogurt me pak yndyrë. Jogurti është burim për kalcium, kalium, magnez dhe nutrientet e tjera që i nevojiten zemrës dhe ndihmojnë uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
Panxhari kundër anemisë
Pakësimi i numrit të qelizave të kuqe të gjakut do të thotë se më pak oksigjen kalon nëpër nyje dhe inde, e kjo mungesë e oksigjenit është fajtori kryesor për shfaqjen e anemisë. Për ta luftuar këtë gjendje, përdoreni panxharin. Bluani një panxhar bashkë me karota dhe spinaq dhe e pini një lëng si ky çdo ditë.
Panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, lufton aneminë, sëmundjet e zemrës, ndihmon me tretjen etj.
Shafrani i Indisë kundër artritit
Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm. Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit. Dhimbjet e artritit mund t’i pushoni me shafran. Për më shumë, vetitë antioksidues të shafranit shkatërrojnë efektet e radikaleve të lira. Pini një gotë qumësht të ngrohtë me 1 lugë shafran, para gjumit.
Boronicat dhe manaferrat kundër diabetit
Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën. Për ta mbajtur këtë gjendje nën kontroll, filloni të hani sa më shumë boronica dhe manaferra. Efekti i tyre kundër diabetit mendohet se vjen përmes nivelit të lartë me fitokemikate, që janë antioksidues natyral.
Çaji i gjelbër kundër kolesterolit të lartë
Nivelet e larta të kolesterolit fillimisht nuk shfaqin asnjë simptomë. Por shkaktojnë dëmtime të thella në trup. Nëse e parandaloni një gjendje si kjo, keni parandaluar sulmin në zemër apo vdekja si pasojë e sëmundjeve të zemrës. Një mënyrë e lehtë për ta luftuar kolesterolin e keq është të pini çaj të gjelbër në vend të kafesë. Janë disa substanca në çajin e gjelbër që parandalojnë absorbimin e kolesterolit në traktin tretës dhe ndihmojnë sekretimin e tij.
Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës