Gjilani ka luajtur sot në shtëpi ndaj Llapit, ku pësoi humbje me rezultat 2-0, ndeshje që ishte e vetmja e zhvilluar pas reshjeve të mëdha të borës.

Të premten Malisheva dhe Ballkani luajtën në kushte optimale, ndërsa të shtunën në mëngjes filluan reshjet e botës, që nuk u ndalën gjatë gjithë ditës.


Të shtunën u shtyn ndeshjet, Feronikeli 74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini, ndërsa sot nuk u zhvillua Prishtina – Drita. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen të hënën.

I vetmi klub që arriti t’i plotësojë kushte që ndeshja të zhvillohej ishte Gjilani, që bëri gati terrenin.

Madje ata e kishin edhe topin me ngjyrë që nevojitet për ndeshjet me borë, ku për disa minuta u luajtën me të.

403706079 373812058433337 8889626904529664450 n

Ata kanë punuar që nga mëngjesi, duke larguar të gjithë botën, gjë që kompania që e bëri të gjithë procesin e incizoi.

Gjilani këtë vit ka ndërruar kryesinë dhe duket se tashmë është konsoliduar në të gjitha aspektet./Telegrafi/

telegrafi sport app