Ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha, ka raportuar sot para Komisionit Hetimor për këtë ndërmarrje.
Haxha para deputetëve tha se në kohën kur kishte ardhur në krye të PTK-së kontrata me Z-Mobile ka qenë punë e kryer.
“Çdo gjë ka nisur tre vjet para se të vijë unë. Kur kam ardhur unë çdo gjë ka qenë e përfunduar, me procedurë të tenderimit, e të gjitha. Është hera e parë në Kosovë që kontrata negociohet bashkë me bordin dhe menaxhmentin. Në këtë rast çdo gjë ka qenë e përfunduar. Kur kam ardhur në Kosovë nuk e kam njohur asnjë njëri, të parët që i kam takuar kanë qenë anëtarët e bordit. Kam ardhur me një mentalitet ku respektohet ligji”, tha Haxha.
Ai tregoi edhe se është kërcënuar me vdekje në plotë raste.
“Tri herë jam kërcënuar me vdekje, kur kam kërkuar largimin e antenave serbe jam kërcënuar me vdekje. I kam shkarkuar drejtorët, nuk kam bërë kompromis. Me të gjithë politikanët që jam takuar iu kam thënë që nuk lejoj të dëmtohet kompania. Kjo kontratë ka qenë e nënshkruar, nëse e shikoni vendimin e bordit thotë kështu, bordi me shumicë votash ka miratuar. Nuk thotë me nënshkrua, por me zbatuar. Nuk ka mundur njëri i gjallë për ta ndalur atë kontratë”, tha ai.
Sa i përket punësimeve në PTK, Haxha ka thënë se ka punësuar vetëm tre persona.
“Janë tri persona që i kam punësuar, e kam punësuar dikë që, e kam punësuar një nënë të Gjakovës Ferdonije Qerkezin, ajo e ka sjell një grua në PTK në vitin 2010 dhe ka thënë, e kam punësuar një grua të Drenicës që iu kishin vra katër vëllezërit”, tha ai.
Ai ka akuzuar deputeten e PDK-së, Blerta Deliu se i kishte kërkuar që ta punësoj dikë.
“Blerta Deliu ju më keni thënë që ta punësoj dikë në punë”, tha ai.
Për këtë ka reaguar deputetja Deliu.
“Kurrë në jetë nuk kam kërkuar punësim për dikë”, tha ajo.
Haxha ka treguar se edhe ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i kishte dërguar persona për t’i punësuar duke e shantazhuar se nëse nuk ndodh kjo do të thonë se vëllai i Shyqeri Haxhës Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor i kombit.
“Dy persona m’i ka dërguar Bajram Mulaku nga Vushtrria. Më kanë thënë që nëse nuk punësohen, do të themi se Bahri Haxha nuk ka qenë dëshmor. Për këtë nuk janë punësuar”, tha ai. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë – çfarë po ndodh në SHBA?

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe