LAJMI I FUNDIT:

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk komunikojnë me të përzgjedhurit e tyre në kuvendet lokale dhe atë shtetëror

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk komunikojnë me të përzgjedhurit e tyre në kuvendet lokale dhe atë shtetëror

Mbi 63% e qytetarëve të vendit nuk komunikojnë me deputetët e njësisë së tyre zgjedhore, kryekomunarin ose këshillëtarët e komunave të tyre.

Përqindja e atyre që nuk janë të interesuar është më e lartë, se sa përqindja e atyre që nuk kanë njohuri se si duhet që ta arrijnë këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shikuar në aspekt të bashkësive etnike, maqedonasit janë më pak të interesuar, në krahasim me shqiptarët, për t’i takuar përfaqësuesit e tyre, ndërsa shqiptarët nuk kanë njohuri se si ta arrijnë këtë.


Kështu thonë shifrat e hulumtimit të kryer nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Televizionit Telma, që i kushtohet pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarjes në nivel lokal dhe qendror.

Forma më e njohur për qytetarët është referendumi (23,2%), por më pak e praktikuar në pesë vitet e fundit (13,25). Forma më të shfrytëzuara janë pjesëmarrja në tribuna (25,6) dhe pjesëmarrja në mbledhi qytetarësh (21,4%), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët parapëlqejnë komunikimin e drejtpërdrejtë (63,1%), se sa atij virtual, apo online (20,6%), ose në formë të shkruar (12,8%).

71,9% nuk janë përfshirë asnjëherë në procesin e vendimmarrjes në komunën e tyre. Prej tyre, 41,7% konsiderojnë se nuk ka ndikim përfshirja, kurse 15,7% konsiderojnë se ka ndikim të keq.

38,8% e qytetarëve konsiderojnë se përfaqësuesit e tyre në komuna dhe Kuvend janë të pakapshëm, kurse 6% mendojnë se çdoherë janë të kapshëm.

70% e qytetarëve nervozohen me harxhimet rrugore të deputetëve, ndërsa 67,2% mendojnë se rroga e deputetëve është e lartë, sipas funksionit dhe obligimeve që i kanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori