Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë...

Semafori, i cili rregullon qarkullimin në kryqëzim, ka dritë jeshile për automjetet që lëvizin përgjatë rrugës me të drejtë përparësie.


Nga ana e sipërme e kryqëzimit vjen një makinë e gjelbër dhe një autobus që vazhdojnë drejt nëpër kryqëzim, ndërsa një makinë e kuqe dhe kombibus hyjnë në kryqëzim nga ana e poshtme, duke u kthyer majtas në rrugë pa përparësi kalimi.

Shtrohet pyetja se kush në situatën në foto do të kalojë i pari në kryqëzim, përkatësisht në çfarë radhe do të lëvizin mjetet nëpër të, transmeton Telegrafi.

0752920238 ff 1

lexo po astu

Me çfarë rendi do të lëvizin automjetet nëpër kryqëzim?

Ky është një kryqëzim ku kemi një situatë mjaft të qartë, pasi kushtet e qarkullimit për të gjitha mjetet janë identike. Të katër lëvizin përgjatë rrugës me të njëjtin prioritet dhe të gjitha kanë një sinjal jeshil.

Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush kalon i pari?

Na tregoni në komente se çfarë mendoni. /Telegrafi/