Scarlett Johansson mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e grave në Los Anxhelosit.

Ajo i bëri thirrje kolegut të tij nga bota e hollivudit, James Francos që të largohet nga organizata, të cilën aktori po pretendon se po e mbështet.


"Si mund të qëndrosh publikisht në një organizatë që u ofron mbështetje viktimave të sulmit seksual ndërsa privatisht i ngacmon vajzat që nuk kanë fuqi?", tha ndër të tjerash aktorja 33--vjeçare.

ska

Aktori është akuzuar ditëve të fundit nga pesë femra se kishte abuzuar seksualisht, duke i detyruar të kryejnë me të marrëdhënie seksuale.

Biondina ka folur para mijëra grave që marshojnë në Uashington për të përkujtuar 21 janarin e vitit të kaluar, kur u përurua si president amerikan Donald J. Trump.

Edhe ky i fundit ka qenë në thumb të kritikave për ngacmime seksuale pasi dolën përgjigjet rreth këtyre akuzave.

Shumë artiste ka ndarë eksperiencat e tyre të ngacmimeve seksuale, duke përfshirë Natalie Portmanin.

Këtë vit, marshimet bëhen edhe më të mëdha në saje edhe të lëvizjeve "MeToo" dhe "Time's Up" kundër ngacmimeve seksuale, të cilat u nxitën pas akuzave ndaj shumë drejtuesve hollivudian.

Ndryshe, edhe Bebe Rexha i është bashkuar kësaj proteste përmes një mesazhi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

protest 1

protest 2

protest 3

protest 4

protest 5

protest 6

protest 7

protest 8

protest 9

protest 10