Sahat Kulla në Prishtinë për shumë vite shërbeu veç si objekt kulturor, pa kryer funksionin që do të duhej ta kishte. Shkëlqimin që merrte si për nga pamja, ashtu edhe rëndësia, i është rikthyer mbrëmjen e 4 tetorit, ku u dëgjua kambana e parë pas shumë vjetësh.
Kjo Sahat Kullë në gurët e saj bartë shumë histori, ajo u ndërtua në shekullin e XIX në bërthamën e zonës kulturore-historike të Prishtinës. Ajo ka qenë jehonë për kryeqytetin, ora është kthyer në funksionin e saj, e objektit i është kthyer pamja edhe gjatë natës nëpërmjet ndriçimit, duke ia shtuar edhe më tepër hijeshinë qendrës së kryeqytetit të Kosovës.
Lindita Cërvadiku- Dibrani, Zyrtare për Kulturë në Komunën e Prishtinës, tregon për Telegrafin fazat e restaurimit të Sahat Kullës ndër vite.
“Momentalisht gjendemi në qendrën historike të Prishtinës, ku pjesë e kësaj qendre është edhe Sahat Kulla që është një ndërtesë më rëndësisë të veçantë historike dhe arkitektonike për Prishtinën dhe qendrën historike të Prishtinës. Sipas burimeve që kemi, Sahat Kulla u ndërtua në shekullin e XIX. Ajo u ndërtua në dy faza, komplet gjatësia e sahat kullës është 26 metra deri në 18 metra është ndërtuar me gurë kurse pjesa tjetër është ndërtuar me tulla, siç mund të shihet çartë një gjë e tillë”, tha ajo.

Prej vitit 2001 deri në vitin 2009 sipas Cërvadikut, nuk kishte restaurime në kullë dhe si rrjedhojë ajo u dëmtua shumë, ku përveç dëmtimeve Sahat Kullës ia kishin vjedhur edhe mekanizmin e orës, e cila ishte shumë e vjetër.
“Në vitin 2001 është bërë restaurimi i saj i pjesshëm, mandej prej vitit 2001 deri në vitin 2009 nuk kishe asgjë, pas restaurimit ka ndodhur një vjedhje në Sahat Kullë, ku është vjedhur mekanizmi i orës i cili ishte mjaft i vjetër, nga kjo Sahat Kullës i kishte mbetur vetëm kambana. Në vitin 2009, është bërë restaurimi vetëm i jashtëm i gurëve, në atë kohë nuk kemi pasur mundësi ta rregullojmë edhe mekanizmin e orës. Rrjedhimisht nga kjo Sahat Kulla ka mbetur gjatë pa e kryer funksionin e saj, nga 2009 deri më 31 mars të këtij viti nuk është bërë ndonjë restaurim në Sahat Kullë”, tha ajo.

Se qytetarët e Prishtinës po e presin shumë mirë dhe po u bëhet qejfi për ndriçimin dhe restaurimin e Sahat Kullës e thotë edhe vetë Cërvadiku.
“Me këtë gjë që e kemi bërë e kemi rikthyer funksionin e saj të vërtetë të Sahat Kullës, që është tregimi i orës për qytetarët e Prishtinës. Sa kam mundur të shoh, qytetarët janë shumë entuziast dhe po e shoh se po iu bëhet qejfi që iu ka rikthyer Sahat Kulla, Prishtinës. E po ashtu po duket edhe shumë bukur”, u shpreh ajo.

Për ta rikthyer në funksionin e mëparshëm Sahat Kullën, është restauruar komplet enterieri i saj, si fasadat, shkallët, kulmi, mekanizmi i orës dhe kambana e cila është aty që nga viti 1764.
“Janë restauruar fasadat, dëmtimet në gurë, në llaç, është bërë ndërrimi i plumbit pra është bërë ndërrimi i kulmit të Sahat Kullës sepse ka qenë tepër i dëmtuar. Enterieri i Sahat Kullës është restauruar po ashtu, një pjesë e shkallëve, e po ashtu edhe kambana”, tha Cërvadiku.

Për tu restauruar Sahat Kulla, Komuna e Prishtinës kishte ndarë 70 mijë euro kurse Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, ka ndarë 40 mijë euro.
“Ky projekt ka qenë bashkëfinancim i komunës se Prishtinës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ku komuna e Prishtinës ndau 70 mijë euro kurse EU 40 mijë euro”, përfundoi ajo.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmjen e 3 tetorit, ndezi dritat në Sahat Kullë, pasi ajo i është nënshtruar një restaurimi disamujor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës