Më shumë rreth dyqanit BIO - tani me lokacion edhe në Albi Mall!

Sot ne jetojmë në një epokë ku ushqimi i pashëndetshëm dhe i përpunuar është në rritje, gjë e cila ndikon direkt në mirëqenien dhe shëndetin tonë. Por duke marrë parasysh këtë dhe kërkesën e madhe të njerëzve për të bërë zgjedhje të shëndetshme në jetën e tyre, e që fillon nga ushqimi, është hapur DYQANI BIO.
Në këtë dyqan që sapo është hapur me lokacion të ri në Albi Mall, ju mund t'i filloni shprehitë e shëndetshme duke blerë ushqime BIO dhe organike nga të gjitha kategoritë e mundshme të produkteve, duke përfshirë:
- superushqime - produkte pa gluten - drithëra, - pasta, - pije - erëza - çajra - vajëra bimor në presion të ftohtë, - vajëra eterik dhe esencial - fara, - fruta të thata, - bimë mjekuese, - vitamina, - kozmetikë, - produkte për trup, flokë - pasta për dhëmbë
Të gjitha produktet e lartcekura janë organike dhe të certifikuara sipas standardeve të EU-së. Janë produkte pa substanca toksike, pa pesticide, pa hormone shtazore, pa antibiotik dhe kanë vlera të larta ushqyese duke qenë më të sigurtat në treg.
DYQANI BIO ofron edhe produkte të përshtatshme për personat me dieta të veçanta si: vegane, pa gluten, etj.
Të mira për shëndet dhe preventivë për shume sëmundje, këtë vitin e fundit DYQANI BIO ka filluar edhe me kozmetikën organike nga brendet e njohura evropiane si Dr. Hauschka nga Gjermania dhe Urtekram nga Danimarka.
Ju mirëpresim!



















































