LAJMI I FUNDIT:

Shumë klube ishin në vëzhgim të talentëve të Monacos, por si u paraqitën ata përballë Juvetusit- kush dështoi e kush shkëlqeu (Foto)

Shumë klube ishin në vëzhgim të talentëve të Monacos, por si u paraqitën ata përballë Juvetusit- kush dështoi e kush shkëlqeu (Foto)

Sytë e të gjithëve ishin të mërkurën mbrëma në Monaco, ku vëzhgues nga shumë kube të Evropës erdhën të shikonin nga afër lojtarët e kësaj skuadre.

Juventusi imponoi lojën e saj në Stade Louis II, duke fituar me rezultat 2-0.

Por si u paraqitën lojtarët e skuadrës franceze?


Sportsmail ka nxjerr skuadrat e interesuara dhe paraqitjet e lojtarëve më të mirë.

Tiemoue Bakayoko (mesfushor, 22 vjeç)

Skuadra e interesuar: Chelsea

Si u paraqit? Afër të shënonte një gol në pjesën e parë pas një harkimi nga Thomas Lemar, por nuk gjuajti mirë. Ai luajti me një maskë në kokë, gjë që nuk i pëlqeu fare.

Thënë të drejtën nuk luajti mirë dhe humbi topin në golin e dytë. U zëvendësua në minutën e 65-të.

Plus apo minus? Minus. Antonio Conte nuk është bindur nga paraqitja e tij.

Fabinho (Mesfushor/Mbrojtës i djathtë, 23 vjeç)

Skuadrat e interesuara: Manchester United, Barcelona

Si u paraqit?  Braziliani nuk arriti ta imponojë vetën e tij përballë Claudio Marchisios, dhe dështoi ta ndjekë lojtarin në golin e parë të Gonzalo Higuain.

Plus apo minus? Minus. Ishte nata më e keqe për të në këtë sezon.

Thomas Lemar (Mesfushor sulmues/ anësor, 21 vjeç)

Skuadrat e interesuara: Tottenham Hotspur, Chelsea

Si u paraqit?: Ai ishte i rrezikshëm në disa raste. Harkimi i mirë me kokë që mund të shënohej gola dhe një pasim për Kylian Mbappe që shkoi huq.

Plus apo minus? Mund të jetë lojtari më i mirë te Monaco, por u zëvendësua në minutën e 65.

Kylian Mbappe (Sulmues/ anësor, 18 vjeçar)

Klubet e interesuara: Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Arsenal

Si u paraqit? Humbi shumë raste, por ishte nga të paktit që u mundua, por kishte përballë një super Buffon. Kishte shkëlqim dhe kreativitet në pjesën e parë, në të dytën nuk u dukë.

Plus apo minus?  Kjo ishte loja e tij e parë në këtë nivel dhe ishte dëshpëruese paksa. Por ai është vetëm 18 vjeç dhe nuk mund ta dërgojë i vetëm një skuadër në finale të Ligës së Kampionëve.

Djibril Sidibe (Mbrojtës i krahëve, 24 vjeç)

Skuadrat e interesuara: Arsenal, Chelsea

Si u paraqit? Ai u la në krahun që nuk është më i forti i tij në mungesë të Benjamin Mendy. Të dy golat e Juventusit erdhën nga ai krahë.

Plus apo minus?  Minus. U tregua se nuk është gati për ndeshjet e mëdha.

Bernardo Silva (Mesfushor sulmues /anësor, 22 vjeç)

Skuadrat e interesuara: Manchester United, Barcelona, Real Madrid

Si u paraqit? I padukshëm në pjesën e parë. Një pasim të bukur për Falcaon në pjesën e dytë. Mori edhe ai një pasim nga Joao Moutinho, por nuk shënoi. U zëvendësua 10 minuta para përfundimit.

Plus apo minus? Minus. Ai nuk arriti të krijojë volum të lojës dhe të harkojë topa në zonë për sulmuesit. Një natë e keqe për talentin portugez.

Benjamin Mendy (Mbrojës io majtë , 22 vjeç)

Skuadrat e interesuara: Manchester City, Manchester United

Si u paraqit? Çdo vëzhgues që ka udhëtuar që të shoh Mendyn është dëshpëruar, pasi ai nuk luajti shkaku i lëndimit.

Plus apo minus? Mungesa e tij u vërejt në këtë mbrëmje makthi për Monacon. Skuadra dukej e varfër pa të. Ai mund të shihet si fitues i kësaj paraqitje të dobët të Monacos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Liga e Kampionëve
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

La Liga
Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Ligat tjera
Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori