Shuma e kërkuar nga PSG pengon kalimin e Verrattit në Arabinë Saudite

Largimi i Marco Verrattit nga Paris Saint-Germaini është duke u penguar nga çmimi i që i ka vënë klubi francez italianit.
Në ditët e fundit është raportuar se mesfushori ka arritur marrëveshje me klubin saudit, Al Hilal.
Në bazë të njoftimeve, ai është pajtuar për kushtet personale dhe ka marrëveshje për kontratë trevjeçare.
Mirëpo, kalimi i Verrattit në Saudi Pro League është duke u penguar nga shuma që kërkon PSG për lirimin e tij.
Gazetari Matte Moretto njofton se klubi parisien kërkon ndërmjet 70 dhe 80 milionë euro për ta lejuar largimin e futbollistit, i cili ka kontratë në Parc des Princes deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































