Ish-kryetari i Lipjanit Shukri Buja është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e njohur si “Feronikeli”.
Buja në Klan Kosova ka thënë se gjykatësi Beqir Kalludra dhe prokurori i Prokurorisë Speciale nuk kanë marrë parasysh vërejtjet me të cilat Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin e tij në rigjykim.
“Me sjelljen e kryetarit të Gjykatës që nga fillimi, para tri ditësh, me pretendimet e tij që të përfundojë i gjithë rasti brenda orës është treguar se ai do të marrë vendimin ashtu siç e ka pasë herën e parë. Gjykata e Apelit e ka rikthyer lëndën në rigjykim me shkelje esenciale që të vërtetojë dashjen, që nuk është vërtetuar edhe këtë herë, që të vërtetojë dëmin, që nuk mund të bëhet pa ekspert të dëmeve, dhe nuk e ka pasë parasysh kohën kur kanë ndodhur, pasi për një pjesë jemi liruar dhe për një pjesë jemi dënuar e që të gjitha kanë ndodhur në të njëjtën kohë”.
“Këto tri çështje që i ka shtruar Gjykata e Apelit nuk i ka pasë parasysh gjykatësi Beqir Kalludra dhe në veçanti nuk i ka pasë parasysh prokurori i Prokurorisë Speciale i cili është dashur që aktakuzën të mos e marrë blanco siç e ka pasë, por ta rishqyrtojë në mënyrë që të respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe ta reduktojë”.
Madje, ai ka thënë se gjykimi i tij është bërë precedent në gjykatat e Kosovës për shpejtësinë me të cilën ka përfunduar.
“Të gjitha këto veprime të gjykatësit [Beqir] Kalludra kanë krijuar opinion, që e thotë avokati im dhe avokatë të tjerë, që ka ndodhur një precedent që nuk ka ndodhur asnjëherë – përshpejtimi dyditor, menjëherë është dhënë fjala përfundimtare dhe dënimi brenda 24 orëve. Ka qenë veprim që nuk ka ndodhur kurrë në praktikat e gjykatave në Kosovë”.
“Kanë shkuar disa vite dhe nuk është thirrur seanca nga gjykatësi Beqir Kalludra. Kur janë thirrur seancat janë thirrë disa seanca brenda javës dhe unë kam reaguar gjatë gjykimit duke kërkuar sqarim se pse po ndodh një gjë e tillë. Arsyetimi i gjykatësit Beqir Kalludra ka qenë se është rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave dhe kemi marrë sugjerime që ta përshpejtojmë. Unë i kam thënë se “nëse varet liberalizimi i vizave nga ky proces, nga dënimi i Shukri Bujës, mbylle sot krejt seancën dhe dënoje Shukri Bujën dhe të liberalizohen vizat”. Por, kjo nuk ka pasë të bëjë me këtë”.
Buja ka deklaruar se do të ankohet në Gjykatën e Apelit, derisa ka sqaruar se ai ka prova dhe dëshmitarë të rinj – që, sipas tij, gjykatësi Beqir Kalludra nuk ka pranuar t’i shqyrtojë.
“Vendimet do t’i konstestojmë përmes ankesës – do të ankohemi në Gjykatën e Apelit. Do të kemi shumë fakte. Kam prezantuar në gjykatë që të merren parasysh prova të reja dhe të dëgjohen dëshmitarë të rinj gjë që është refuzuar nga gjykatësi me arsyetimin se këto prova dhe dëshmitarë të rinj janë propozuar me qëllimin që të shtyhet seanca”.
“Gjykatësi duhet të argumentojë se a janë prova valide që mund ta ndryshojnë rrjedhën e gjykimit, sepse provat mund të paraqiten edhe kur je në vuajtje të dënimit – e lëre me gjatë procesit kur duhet të merret vendimi”.
Ish-kryetari i Lipjanit ka shpalosur disa nga ato që ai i cilëson si prova në mbrojtje të tij.
“Unë i kam potencuar provat. Është fakt që avokatja e komunës i ka fshehur provat, nuk e ka potencuar, edhe pse ka pasë dokumentacionet në komunë, që objekti për të cilin jam akuzuar – “Feronikeli” – se e kam dhënë me 1 euro qira prej vitit 1979 ka qenë pronë e “Feronikelit” dhe vitin e kaluar është shitur nga “Feronikeli”. Unë e kam siguruar kontratën e shitblerjes dhe fletën poseduese të cilën komuna e ka bartur pronësinë. Kjo e dokumenton që e kanë fshehur që është pronë e “Feronikelit””.
“Jam akuzuar se e kam ngrënë një drekë dhe jam korruptuar, derisa dëshmitari i Prokurorisë e thotë që kryetari nuk ka qenë fare, por vetëm na ka përshëndetur”, tha Buja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për herë të fundit u pa me një djalë, çfarë dihet nga vdekja e të resë në Tiranë

Maqedonia e Veriut dëshiron të importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?