Shujta e mëngjesit që e largon kolesterolin, sheqerin në gjak dhe peshën e tepërt
Shujta e mëngjesit është shujta më e rëndësishme e ditës dhe asnjëherë nuk duhet ta shmangni.
Ka shumë njerëz të cilët besojnë se e mirëmbajnë shëndetin duke e shmangur shujtën e mëngjesit, por ekspertët thonë se kjo gjë është gabim, transmeton Telegrafi.
Sipas ekspertëve, trupi i shfrytëzon shumë rezerva të energjisë për rritje dhe rikuperim gjatë natës kur jemi duke fjetur, prandaj një mëngjes i balancuar mirë na ndihmon t’i mirëmbajmë nivelet e energjisë, por gjithashtu edhe sasitë e proteinave dhe kalciumit të cilat shfrytëzohen gjatë natës.
Mëngjesi e mbush trupin me energji, e rritë përqendrimin dhe i ndihmon trupit të djegë kalori.
Madje, studimet kanë treguar se mëngjesi ndërlidhet me një kujtesë më të fuqishme, me një rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, sëmundjeve, etj.
Kur e shmangim mëngjesin, na u rritet dëshira për të konsumuar më shumë ushqim pasi që nivelet e sheqerit në trup janë të ulëta dhe kështu përfundojmë duke ngrënë më shumë gjatë ditës.
Receta e mëposhtme e mëngjesit është një opsion i shëndetshëm se si mund ta filloni ditën.
Kjo recetë e mbështetë procesin e djegies së kalorive, i ulë nivelet e kolesterolit dhe glukozës dhe ju ndihmon ta humbni peshën e tepërt.
Përbërësit kryesorë janë tërshëra dhe farat chia. Farat chia janë të mbushura me omega-3 dhe omega-6, si dhe me veti të fuqishme antioksiduese dhe antipezmatuese të cilat e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe e luftojnë artritin.
Në anën tjetër, tërshëra është burim i pasur i beta-glukanit, fibër e cila e ulë kolesterolin e keq. Por, gjithashtu është e mbushur me selen, zink, magnez, hekur, fosfor, fibra, proteina, etj.
Përbërësit:
– Një gotë tërshërë
– Katër lugë gjelle fara chia
– Dy gota ujë
– Dy lugë gjelle mjaltë
– Një lugë çaji kanellë
– Pak kripë
Përgatitja:
Vendoseni ujin në një tas, shtojeni kanellën dhe, posa uji të filloi të vlojë, ndaleni nxehjen dhe shtojeni tërshërën.
Vlojeni për pesë minuta tjerë dhe largojeni enën nga nxehja. Lëreni të ftohet për 5 minuta.
Përzijeni dhe pastaj shtojani përbërësit tjerë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ulurit në këtë mënyrë mund të na sigurojë fleksibilitet dhe lëvizshmëri më të mirë të ijëve, thonë mjekët
Shumë njerëz besojnë se sëmuren për shkak të të ftohtit – është kjo e bazuar shkencërisht apo një mit?
E thonë edhe ekspertët, ja periudha më e mirë për të pirë kafe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri