Shuarja e mediave në Maqedoninë e Veriut, pasojë e mungesës së transparencës financiare

Mënyra e funksionimit dhe e shuarjes së televizionit 1TV, por edhe e disa mediave tjera, në veçanti e portaleve që pretendojnë se kryejnë veprimtari gazetareske, ka ngritur sërish nevojën për ndërmarrjen e masave për vendosjen e rregullit në sferën mediatike.
Televizioni “1TV”, të enjten e kaluar, përfundimisht ka ndërprerë transmetimet pas funksionimit njëvjeçar të përcjellë me skandale jo të pakta. Në fakt, në opinion përflitej se drejtuesit e kësaj media përmes shantazheve të ndryshme siguronin burime financimi, ndërkohë që drejtori joformal, Bojan Jovanovski, publikonte në vazhdimësi fotografi me drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva. Në rastin “Haraçi”, Jovanovski paraqitet si dyshuari kryesor në zhvatjen e 1.5 milion euro nga afaristi, Orce Kamçev.
Denoncime të ngjashme ka pasur edhe afaristë të tjetër, por ende nuk janë bërë të ditur për opinionin.
Njohësit e çështjeve të mediave, thonë se mediat gjatë funksionimit të tyre duhet të kenë pronësi të qartë, sikur edhe burime të financimit që të mos vijnë në situatë sikur në rastin me 1TV.
“Konsideroj se në përgjithësi për funksionimin e drejtë të një media me rëndësi është që të ketë pronësi transparente dhe burime transparente të financimit. Sikur kjo të respektohet konsideroj se gjasat për të funksionuar si media janë të garantuara. Çdo shoqëri demokratike ka nevojë për media të pavarura dhe profesionale, pasi janë vendimtare në përcjelljen e fjalën së lirë dhe forcimin e demokracisë”, thotë Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Ai thotë se gjendja në rastin konkret nuk është aspak e mirë pasi shumë gazetarë e punonjës të tjerë kanë mbetur në rrugë.
“Shuarja e mediave është mesazh i keq për gjendjen në sferën e informimit. Kjo reflektohet edhe te punonjësit, pasi të gjithë ata mbeten pa punë. Shumë prej tyre as që kanë qenë të vetëdijshëm, kjo mund të ndodhë dhe tani kanë mbetur nën mëshirën e mediave tjera, nëse do t’i marrë ose jo dikush në punë”, thotë Sekullovski.
Duke komentuar rastin me televizionin 1TV, Fejzi Hajdari, drejtues i gazetës “Lajm”, thekson:
“Mendoj se mbyllja e çdo mediumi në parim është humbje për demokracinë dhe lirinë e mediave në çdo vend, mirëpo në rastin e 1TV një vlerësim më i kompletuar mund të jepet vetëm pasi të zbardhen dyshimet për pronarin e kësaj media, që siç dihet ndodhet në paraburgim”, thotë Hajdari.
Ai thotë se gjendja me mediat në Maqedoninë e Veriut ka ndryshuar në krahasim me periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, por jo në nivelin e dëshirueshëm, pasi siç thotë, ende media që ai drejton po paditet në instancat gjyqësore nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
“Në përgjithësi kemi një përmirësim sa i përket qasjes së qeverisë në krahasim me qeverinë e mëparshme, por bëhet fjalë për përmirësim që nuk është në nivelin që pritnim, apo aq sa ka nevojë, sipas standardeve evropiane. Këtu do të përmendi rastin me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pasi ka humbur kontestin gjyqësor kundër gazetës ‘Lajm’ në Gjykatën Themelore dhe në atë të Apelit, rastin e ka ankimuar në Gjykatën Supreme. Pikërisht për shkak të presioneve dhe kërcënimeve, gazeta ‘Lajm’, ishte pjesë e raportit e Departamentit amerikan të Shtetit për fjalën e lirë”, thotë Hajdari.
Ndryshe, gjendja me mediat në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka nxitur diskutime për shkak të presioneve në periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, duke e radhitur vendin në grupin e shteteve me liri të kufizuar./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori i Kosovës në Itali tregon pse Papa Françesku nuk e vizitoi Kosovën

Snopçe: Si ASH ishim serioz në idenë e propozimit të ndarjes së kandidatëve nëpër komuna, VLEN e refuzuan dhe dolën me ultimatume

Deliu-Kodra: Nuk iu frikësohemi zgjedhjeve, LVV të fillojë përpjekjet për konsensus politik

Presidentja Osmani takon personalitete të rëndësishme në Vatikan gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Shqipëria në rrezik të kthehet në hallkë të trafikimit të armëve të shkatërrimit në masë

Ndalohet për 48 orë sulmuesi i Belgin Jasharit

Mospajtimet se ku duhet të paguhen faturat e mbeturinave në Prishtinë, flet kryeshefi i Ndërmarrjes "Pastrimi"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut