LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Thaçi po i del në ndihmë LDK-së, vendimi është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë

Bulliqi: Thaçi po i del në ndihmë LDK-së, vendimi është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar sot një dokument me të cilin merret vendim që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Këtë vendim nuk e ka mirëpritur kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bulliqi thotë se vendimi i Thaçit është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë.


“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme. Në kohën kur qeveria pa legjitimitet i ka hequr të gjitha masat e kufizimit të lëvizjes dhe ka hapur gjitha bizneset dhe po zhvillohet jeta në normalitet, çuditërisht Presidenti paska vendosur për shtyrje të zgjedhjeve në Mitrovicë, konkretisht është sinjal edhe për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë. Në fakt kjo më së paku ka të bëjë me situatën pandemike”, ka thënë ai.

Thaçi shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut
Lexo po ashtu Thaçi shtyn zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut

Sipas Bulliqit, Thaçi po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin.

“Duket që presidenti po ia kthen favorin LDK-së dhe po i del në ndihmë për ta shpëtuar pushtetin e tyre nga humbja e pashmangshme. Sidoqoftë, shtyrja e tyre nuk e tjetërson dot vullnetin e qytetarëve për ndryshim në nivel lokal dhe qendror. Një ditë pashmangshëm do të matemi”, ka shkruar Bulliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori