LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e diskutimit për Raportin e BE-së përplas deputetët e pozitës dhe opozitës

Shtyrja e diskutimit për Raportin e BE-së përplas deputetët e pozitës dhe opozitës

Me akuza dhe kundër akuza është përcjellë mbledhja e sotme e Komisionit për Integrime Evropiane.

Vazhdimi i raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi apo shtyrja e diskutimit për Raportin e BE-së është bërë “mollë” sherri që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen verbalisht.

Ishte i dyti i qeverisë, Bislimi që kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohet vetëm ratifikimi i marrëveshjes së amendamentit të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa raportimi i progresit të trajtohet tjetër ditë për shkak të agjendës dhe takimit të shtatë të komisionit për MSA-në.


Por një gjë të tillë e kundërshtuan anëtarët e komisionit nga opozita, të cilat kërkuan që mbledhja të shtyhet në tërësi.

Megjithëse me një konstatim të tillë nuk u pajtuan deputetët e mazhorancës, komisioni vendosi që mbledhja të shtyhet në tërësi për javën e ardhshme. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Lajme
Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Kronika e Zezë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori