Matja e rregullt e shtypjes së gjakut, mund të parandalojë pasojat. Por, si mund ta ulni dhe pse është e rëndësishme ta kontrolloni rregullisht.
Ushtrimet fizike, siç janë joga, vrapimi, të ecurit e shpejtë, notimi, çiklizmi etj., që përbëhen nga lëvizje të përsëritura të shumë muskujve me mungesë të forcave të rezistencës; nëse aplikohen të paktën tri herë në javë nga gjysmë ore ose më shumë, janë në gjendje ta ulin tensionin arterial, transmeton Telegrafi.
Zvogëlimi i peshës trupore konsiderohet një mjet efikas dhe pa efekte anësore për uljen e vlerave të tensionit arterial. Mund të thuhet se me një kilogram të humbur arrihet ulja e presionit për një mmHg. Kështu që një njeri që është 10 kg mbi peshën ideale dhe ka një presion që është 10 mmHg mbi vlerat optimale, në qoftë se arrin peshën ideale do t’i rikthehen edhe vlerat optimalë të shtypjes së gjakut.
Ulja e sasisë konsumuese të alkoolit, pa dyshim se luan një rol të madh në kontrollin e vlerave të tensionit tek njerëzit që normalisht e përdorin atë, transmeton Telegrafi.
Efekti favorizues i duhanit në arteriosklerozë është dokumentuar te vdekjet nga kardiopatitë ishemike dhe vaskulopatitë cerebralë te duhanpirësit e mëdhenj. Ndalimi i duhanit, pavarësisht nga efektet mbi tensionin arterial zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular tek pacientët me hipertension. Numri i madh i të sëmurëve me hipertension tek duhanpirësit sugjeron një rol të rëndësishëm të duhanit tek kjo lloj sëmundje.
Edhe dieta luan një rol të rëndësishëm dhe duhet t’i kushtohet rëndësi në rastet me hipertension arterial. Studimet tregojnë se duke rritur konsumin e kaliumit, sepse ai është një nga jonet kryesore të organizmit tonë. Disa ushqime që përmbajnë kalium: salcë domateje, çaj, kafe, soja e thatë, pluhur soje, qumësht, fasule, kajsi të thata, pjeshkë të thata etj. Djersitja e tepërt, diarreja dhe vjellja që shkaktojnë humbje lëngjesh, mund të prishin dhe ekuilibrin e përqendrimit të kaliumit dhe joneve të tjera në gjak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët