Dogana e Kosovës nuk ka filluar të aplikojë vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për masat e përkohshme mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina të datës 16 prill, i cili është dashur të aplikohet nga e hëna, më 23 prill.
Zyrtarët e Doganës kanë sqaruar se aplikimin e këtij vendimi e kanë shtyrë për shkak se kanë kërkuar disa sqarime nga MTI-ja për masat mbrojtëse.
Ky vendim synim kryesor e ka pasur mbrojtjen e industrisë vendore të qumështin nga produktet që vijnë nga importi dhe shiten nën kosto të tregut.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Telegrafin e ka konfirmuar se nuk kanë filluar ende zbatimin e vendimit të MTI-së për masa mbrojtëse për shkak se kanë kërkuar disa sqarime nga kjo ministri.
“Dogana ka pranuar këtë vendim dhe për zbatimin e këtij vendimi ka kërkuar javën e kaluar disa sqarime dhe udhëzime procedurale për zbatim, si dhe sqarime për memon shpjeguese nga MTI lidhur me taksën doganore prej 17% , dhe jemi në pritje të sqarimeve nga e tyre ashtu që të procedojmë me implementim, presim që sot të pranojmë sqarimet nga MTI. Dogana deri sot veç është duke i zbatuar disa vendime nga MTI lidhur me këto masa , ku jemi duke zbatuar vendimit lidhur me vendosjen e masës se përkohshëm në importin e materialit ndërtimor nga argjila si dhe vendimin lidhur me vendosjen e masave në importin e miellit nga Republika e Serbisë”, tha Stavileci.
Kurse Gani Durmishaj kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit të Kosovës, ka konfirmuar për Telegrafin se vendimi për aplikimin e masave mbrojtëse nga Bosnja e Hercegovina është pezulluar së aplikuari.
Sipas tij, industrinë vendore nuk e dëmton vetëm qumështi i importuar nga ky vend por edhe nga vendet e tjera.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka kërkuar nga ne statistika sesa është dëmtuar industria e vendore e qumështit dhe të dhëna të tjera derisa na kanë njoftuar se vendimi për masa mbrojtëse është prolonguar. Industrinë e qumështit vendor, nuk e dëmton vetëm importi nga Bosnja e Hercegovina por edhe importi nga Serbia dhe vendet e tjera”, tha Durmishaj.
Sipas tij, qumështarët duhet të angazhohen më shumë që produktet e importit të zëvendësohen me produktet vendore.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, ka thënë se vendimi për masa mbrojtëse është dashur të merret më herët.
“Kjo masë është dashur kaherë të ndodhë dhe besojmë se kjo masë do t’ju paraprijë edhe masave tjera të nevojshme mbrojtëse edhe për produkte tjera dhe nënprodukte të qumështit, po ashtu edhe shumë produkteve tjera që janë duke hyrë në Kosovë në emër të qumështit dhe nënprodukteve të qumështit e në fakt shumë nga to kanë deklarime dhe përmbajtje të dyshimtë dhe të rrejshme; siç janë zëvendësuesit e ndryshëm të qumështit që nuk janë fare të deklaruar ose nuk janë të deklaruar në masën që kanë”, ka thënë ai.
Sipas Berishës, nëse aplikohet vendimi për masat mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina, do ta përmirësojë sado pakë pozicionin e fermerëve dhe përpunuesve vendor.
“Masat do të ndikonin në rritjen e numrit të fermave, krerëve të lopëve, si dhe do të krijonin mundësi më të madhe për shitjen e produkteve të qumështit”, tha Milazim Berisha.
Në një letër të cilën e ka siguruar Telegrafi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar informata shtesë nga qumështarët rreth ndikimit në sektorë të qumështit të importuar nga Bosnja e Hercegovina.
“Pas fillimit të hetimeve dhe vendosjes se masës se përkohshme për qumështin e importuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë respektivisht Departamenti i Tregtisë është në fazën e hetimeve përkatësisht në mbledhjen e informatave nga akterët relevant për vlerësim të mëtutjeshëm të situatës.
Në këtë kontekst, ju lutem që të deri të hënën më datë 23 prill ora 12:00 të na dërgoni të dhënat si ne vijim:
1. Të na siguroni të dhënat e prodhimit ditor dhe vjetor të qumështit;
2. Sipas shoqatës, importi i qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina a e ka dëmtuar apo po e dëmton prodhimin vendor?
3. Të na siguroni dëshmi lidhur me dëmtimin që shkakton importi i qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;
4. Sa ka ndikuar në punësim (rritje ose zvogëlim) importi i qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina?
Këto të dhëna nevojiten që të arsyetohet vendosja e masës së përkohshme, ashtu siç e kërkon Ligji për Masa Mbrojtëse në Importe. Në mungesë të të dhënave nga ju, nuk do të kemi bazë për të vazhduar masën edhe me tutje”, kërkohet në letrën e MTI-së që u është dërguar qumështarëve kosovarë.
Ndryshe, në vendimin e MTI-së, të marr më 16 prill për masat mbrojtëse për qumështin e importuar nga Bosnja e Hercegovina tregohen arsyet se përse janë marr këto masa.
“Vendoset Masa e përkohshme prej 17 për qind për importin e qumështit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, sipas klasifikimeve në Nomenklaturën e Kombinuar në kategoritë e mëposhtme: 04011009000, 0401201100,0401201900, 0401209900 dhe 0401209100. Bazuar në Raportin e Departamentit të Tregtisë të datës 16.4.2018, Dogana e Kosovës udhëzohet që të ndërmarr të gjitha masat për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit”, thuhet në vendimin e MTI-së për masa mbrojtëse për qumështin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame