Milani dhe biznesmenët kinez ende nuk janë marrë vesh rreth shitjes së klubit.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, marrëveshja është shtyrë pas tre muajve.


Edhe pse pritej që shitja e Milanit nga Silvio Berlusconi të ndodhë më 13 dhjetor, kjo është shtyrë për tre muaj.

‘Calciomercato’, shkruan se presidenti i tanishëm është i entuziazmuar me nismën e këtij edicioni dhe shpreson të mbetet ende në krye të Milanit.

Gjithsesi një takim mes ‘Rossonerëve’ dhe pasanikëve kinez pritet të ndodhë javën e ardhshme për të caktuar datën e shitjes nëse do të bëhet më 13 dhjetor apo do të shtyhet pas tre muajve. /Telegrafi/

telegrafi sport app