LAJMI I FUNDIT:

Shtretërit e lumenjve në Tetovë presin zgjidhje

Shtretërit e lumenjve në Tetovë presin zgjidhje

7 muaj pas përmbytjeve në Tetovë, që morën madje jetë njerëzish, problemi me shtretërit e lumenjve mbetet i pazgjedhur. Pavarësisht premtimeve dhe firmosjes së marrëveshjeve mes autoriteteve qendrore dhe lokale për pastrimin e shtretërve të lumenjve në Tetovë dhe rrethinë, gjendja e tyre në terren mbetet e pandryshuar. Por Ministri i Ekologjisë me premtim të ri. Përveç mjeteve të cilat janë akorduar tashmë për pastrimin e Lumit në Reçicë të Madhe, së shpejti do të investojnë edhe për rregullimin e lumenjve të tjerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ministria ka ndarë mjete për pastrimin e shtretërve të lumenjve, përfshi këtu edhe komunën e Tetovë. Mirëpo, këtë që përmendët ju, sanimin dhe rregullimin e shtratit të lumit është duke u përfunduar plani aksionar i cili që do përfshi edhe rregullimin e shtratit të lumit Shkumbin. Tani janë duke u konsoliduar mjetet financiare nga të gjitha fondet dhe shumë shpejt do dalim me një konsolidim fondesh dhe plan aksionar ku do investohet”, deklaroi Nurhan për Alsat-M, Izairi, Ministër i ekologjisë.

“E ndërkohë që Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi vazhdon të nënshkruaj kontrata me krerët e komunave për pastrimin e shtretërve të lumenjve si në Reçicë të madhe po ashtu edhe në komunën e Tearcës, shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë vazhdon të jetë i këtillë, me pasoja të shumta pas vërshimeve por kjo nuk është e vetmja gjë. Në Tetovë, apo në rrugën e banjës ku për momentin ndodhemi një avari tejet të rëndë ka pësuar edhe rruga për në banjë, e cila është shkatërruar në disa vende kështu siç e shihni , e ndërkohë paralajmërimet nga komuna dhe ministria se në pranverë do fillojnë punimet, ende nuk janë askund”.


Kjo gjendje më shumë i revolton frekuentuesit e kësaj rrugë, sidomos, pleqtë dhe ata që lëvizin me makina.

“Më vjen keq, i dëshpëruar jam për këtë fakt, kjo është”.

“Nuk e di por ata funksionarët e Tetovës duhet ta shohin, ata duhet të kalojnë këndej të shohin si është prish rruga. Përveç asaj duhet ta kontrollojnë që ta mirëmbajnë”.

“Nuk e di, duhet ti pyesni politikanët, se neve ecim s`na pengon se ecim në këmbë, por atyre me vetura po”.

Por nga ana tjetër problemin e rëndojnë edhe qytetarët të cilët hedhin mbeturina të forta dhe gjësende të kërcënojnë bllokimin e digave të cilat edhe ashtu janë të gjendje të keqe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori