Shtrenjtimi i karburanteve pamundëson pushimet e shkurtra në Maqedoninë e Veriut
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë.
“Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë destinacione më të shkurtra këtu brenda në Maqedoni të Veriut, për të bërë një balancë me rritjen e çmimeve të naftës, përkatësisht kostos së transportit”, thotë Blerimi, teksa planifikon pushimet me të shoqen dhe dy vajzat e tij.
Në bazë të një përllogaritjeje të Radios Evropës së Lirë, për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro), apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët.
Meri Stojanovska tregon për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar pushimet i ka kaluar në Malin e Zi.
Ajo këtë vit ka vendosur të udhëtojë me autobus, pasi vetëm për karburant të veturës i është dashur të ndajë rreth 130 euro.
“Do të udhëtoj me autobus, nuk kam çfarë të bëj. Shpenzimet do të kenë kosto të lartë nëse udhëtoj me veturën time private”, shprehet ajo.
Marija Sotirovska, pensioniste, thotë se më herët me të shoqin gjatë verës pothuajse çdo fundjavë kanë shkuar në shtëpiza në fshatrat përreth Liqenit të Mavrovës, por këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, preferojnë të qëndrojnë më gjatë.
“Çmimet janë tejet të larta. Tash e tri javë nuk e kemi ndezur veturën. Presim të shkojnë në pushim fëmijët, që mos kujdesemi për nipin dhe të qëndrojmë më gjatë në Mavrovë. Më herët, çdo fundjavë shkonim, por tani nafta është dyfish, ndërkohë që pensionet janë po të njëjtat”.
Agjencitë turistike, në anën tjetër, thonë se është rritur interesimi i qytetarëve për ofertat veçanërisht për në Turqi, pas zhvlerësimit të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.
“Interes më të madh ka për në Turqi, veçanërisht për ato oferta që mbulojnë transportin. Megjithatë në destinacionet më të afërta, më të moshuarit preferojnë transport të organizuar me autobus, kurse më të rinjtë zgjedhin veturat private”, thotë Suzana Zelenikoska nga një agjenci turistike në Shkup.
Sipas saj, shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon dhe shtrenjtimin e ofertave, që në disa raste mbetet minimal, në mënyrë që të respektohen kontratat me klientët.
“Kemi marrëveshje të tilla me shumë qendra turistike që ndërlidhen me shtrenjtimin e naftës. Në këtë mënyrë, ata përllogarisin shpenzimet e tyre, në këtë rast bëjmë të pamundurën që me klientët tonë të mbetemi korrekt dhe të shkurtojmë nga përfitimi që ka agjencia, aq sa mundemi”, tregon Zelenikoska.
Përgjatë kësaj jave nafta e papërpunuar për një fuçi ka shënuar rënie në bursat ndërkombërare për shtatë dollarë, por çmimi i këtij produkti në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje dy herë brenda javës që e lamë pas, duke u barazuar me benzinën, apo rreth 1.80 euro për litër.
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se rritja e çmimit të naftës së përpunuar ka të bëjë me presionin që bën rritja e kursit të dollarit në vend.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë Evropiane për Statistika, Eurostat, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përdorin makina me naftë, rreth 53 për qind, 44 për qind me benzinë dhe vetëm tre për qind kanë vetura me gaz.
Pothuajse i papërfillshëm është numri i qytetarëve që kanë vetura me rrymë elektrike./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Revizioni konstaton parregullsi në punën e Regjistrit Qendror
Transparency International, Shqipëria përmirëson renditjen në indeksin e korrupsionit
Guardia di Finanza dhuron dy anije për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht