Shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore, reagon "E Majta": KRRE të mbrojë interesin publik, e jo tu shërbejë kompanive monopoliste

Për rritjen e çmimit të ngrohjes qendrore si dhe energjisë elektrike, ka reaguar partia opozitare "E Majta".
Ata thonë se këto vendime janë dëshmi për dështimet e Qeverisë në sektorin energjetik dhe për goditjen e standardit të qytetarëve.
“Komisioni Rregullator për Energjetikë, në vend që të mbrojë interesin publik, vepron si ‘shërbim i kompanive monopoliste’, duke i pranuar kostot e tyre pa kontroll real. Kjo rezulton me tarifa më të larta në kurriz të qytetarëve”, thonë nga E Majta.
Levica kritikon edhe ofertën e EMV-së, për shitjen e energjisë me 65 euro për megavat-orë, duke vlerësuar se kjo e rrëzon narrativën qeveritare për stabilitet në furnizim. Ata shprehen se krijimi i monopoleve nuk mundëson çmime reale, por çmime të shtrenjta që detyrohen t'i paguajnë qytetarët.
Sipas tyre, qytetarët, energjinë elektrike e paguajnë dy herë, përmes faturave më të larta dhe përmes subvencioneve nga buxheti.


















































