Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. Për këtë, ankohen qytetarët, të cilët shprehen se jeta e tyre po u rëndohet çdo ditë e më shumë me çmimet e larta, kjo për shkak të ardhurave të ulëta që ata kanë, ndërsa kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të marrin masa.
Në tregun e gjelbër në Prishtinë, qytetarët këtë javë kanë paguar deri 1 euro për kilogram në disa perime, derisa shprehen të shqetësuar për këtë dukuri. Njëjtë vlerësojnë edhe ekspertë të ekonomisë, të cilët thonë se Kosova vazhdon të përballet me inflacion të lartë.
Qytetari Xhemailadin Arifi, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë, thotë se çmimet janë të larta në krahasim me të ardhurat që marrin qytetarët në vendin tonë.
E derisa krahason çmimet në vendin ku jeton, Amerikës me Kosovën, thotë se disa produkte atje janë më lirë.
“Nuk jetoj këtu, por mirë është, për mua po, por për këta që jetojnë këtu është shumë vështirë…Jetoj në Amerikë…disa çmime të produkteve janë më shtrenjtë këtu se atje…me standardin mos vet hiç, nuk folët me 100 euro pension”, thotë Arifi.
Edhe një qytetare tjetër, Drita Kazazi ankohet për çmimet e larta, derisa thotë se me një pension 100 euro mezi arrijnë t’ia dalin.
“Këto çmime nuk po mundemi t’i përballojmë me pension… Më të shtrenjta po janë produktet kryesore, specat, domate, nuk po zbresin çmimet hiq…Janë obligative këto…Edhe më shumë koha e tyre po shtrenjtohen”, thotë Kazazi.
Po ashtu, edhe qytetari tjetër i cili mundohet t’ia dalë me një pension, Skender Jashari, thotë se çmimet janë të larta. Ndërsa, shton se po presin t’u dalë pensioni që të mund të furnizohen me perime, pasi sicc thotë ai, tashmë është edhe koha e turshive.
“Vështirë është për pensionistë, jashtëzakonisht vështirë, pensionet e vogla, çmimet janë të larta, s’kem çfarë të bëjmë…Çdo artikull që është në treg nevojitet, por nuk po ka mjete të blejmë…Por, ta shikojmë pasi ta marrim pensionin nëse mund të blejmë diçka”, thotë Jashari.
Ndërkaq, njohës të ekonomisë derisa kërkojnë nga institucionet të sigurojnë mbrojtje sociale edhe në aspektin e ushqimit, të cilat janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, thonë se gjatë këtyre tre viteve, kjo dukuri ka marrë përmasa alarmante. Profesori Muhamet Sadiku thotë se inflacioni i paraqitur në Kosovë ka karakter global.
“Inflacioni i paraqitur në Kosovë ka karakter gjithnjë global, prandaj është e kuptueshme se Kosova nuk ka muskuj që të luftojë një fenomen botëror, por duhet në mënyrë sistematike me politika ekonomike, të adresojë problemin e jetës sociale tejet të brishtë në Kosovë, sidomos gjatë kësaj periudhe kemi një cenueshmeri të madhe të shtresave me nivel të ulët të të ardhurave, të pensionisteve, të familjeve në asistencë sociale dhe të papunëve.
Prandaj, jeta në Kosovë edhe ashtu ka qenë e ç ‘rregulluar dhe e shtrenjtë, por gjatë këtyre tre viteve vërtetë kjo ka marrë përmasa alarmante, sidomos konsumi i produkteve ushqimore, konsumi i produkteve të higjienës, shpenzimet e shkollimit, e të ndryshme, kanë bërë që jeta e kosovareve në këto vitet e fundit të tregojë një përkeqësim të madh. Qeveria ka bërë përpjekje, sidomos në sistemin e disa subvencioneve për të lehtësuar peshën e goditjes së inflacionit, por duhet pranuar se nuk jetohet vetëm nga energjia elektrike, por kërkohet që të sigurohet mbrojtje sociale edhe në aspektin e ushqimit, të cilat janë të rëndësishme për jetën e qytetareve”, thotë Sadiku.
Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Sejdi Rexhepi thotë se shteti është dashtë të bëjë më shumë në këtë drejtim.
“Kemi një trend fatkeqësisht të rritjes së vazhdueshme, në dukje të parë 2 apo 3 për qind që lajmërohet nga ASK, që nuk është një rritje e madhe, por që në realitet është rritje substanciale në produktet elementare, varësisht nga sezona rriten çmimet e produkteve në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo bënë që xhepi i qytetarit të rendohet shumë. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve mezi të sigurojnë ekzistencën…
Ekziston një lloj koordinimi I çmimeve dhe shteti në këtë rast ka mundur më shumë që relativisht është vështirë që të luaj rolin e vet në kuptimin e kontrollit të këtyre mundësive…Shohim çdo ditë që inspektorati nuk e kryen punën e vet, kur shikojmë çmimet nëpër makete, është i vendosur çmimi me zbritje, në ndërkohë që produkti i vendosur te çmimi ka një çmim krejt tjetër”, thotë Rexhepi.
Në anën tjetër, shitësit Ismet Baliuankohen për rënien e blerësve. Baliu thotë për KosovaPress, se çdo vit e më pak po kanë punë.
“Në ora 07:00 vijë këtu deri në ora 19:00 mbrëmje… Nuk ja vlen hiq, por nuk po kemi ka të ja mbajmë tjetër kund, çfarë të del, le të del…07:59 Ka rënë shumë numri (i blerësve), çdo vit e më poshtë po bie puna, s’ka njerëz, janë shpërndarë në gjitha anët, më shumë ka shitës se blerës”, thotë Baliu.
Kujtojmë se edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A