Akset kryesore të vendit po monitorohen nga Policia Rrugore me radarë. Nga kontrollet edhe gjatë orëve të natës, janë konstatuar drejtues mjetesh të papërgjegjshëm që lëvizin me shpejtësi ekstreme.
Vetëm në autostradën Tiranë-Durrës, gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara. Por me radarë rrugorët po mbikëqyrin edhe 7 akse të tjera nacionale me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe shmangen e aksidenteve, sidomos në fundjavë, ku fluksi është shumë i madh, pasi shumica i drejtohen bregdetit. Por në korrik dhe gusht rritet ndjeshëm edhe numri i mjeteve me të cilat vijnë emigrantët, por edhe pushuesit e huaj.
Shkelje të rregullave të qarkullimit që u ka kushtuar patentën kanë kryer edhe shtetas të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të Policisë Rrugore, deri më tani gjatë këtij sezoni turistik u është pezulluar leja e drejtimit më shumë se 150 shtetasve të huaj, që janë penalizuar për shpejtësi tej normave të lejuara apo parakalim të gabuar dhe kundravajtje. Shumica janë shtetas kosovarë, por edhe çekë, polakë dhe italianë, të cilët, sipas procedurave duhet të sorollaten me javë të tëra në institucionet shqiptare për të tërhequr patentën, shkruan TCH.
Për shmangen e këtyre procedurave burokratike që kalojnë sa nga prefekti dhe Ministria e Jashtme në Kuvend është propozuar edhe ndyshimi i Kodit Rrugor që parashikon që shtetasit e huaj të paguajnë dyfishin e gjobës dhe patenta t’u rikthehet menjëherë. Por ky ndryshim kërkon 3/5 e votave të Parlamentit.
Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon 84 vota, ndaj mazhoranca kërkon edhe mbështetjen e opozitës për amendimin e ligjit.
Të hënën është seanca e fundit e këtij sesioni dhe nëse propozimi nuk votohet, atëherë nuk do të ketë asnjë zgjidhje për pushuesit e huaj këtë verë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet