LAJMI I FUNDIT:

Shtohen akuzat për ish-deputetin e burgosur të PS-së

Shtohen akuzat për ish-deputetin e burgosur të PS-së

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit.

Sipas burimeve konfidenciale, SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë sigurie ndaj Bllakos 2 javë më parë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e SPAK, raporton Euronews Albania.

Ndërkohë SPAK e ka ankimuar këtë vendim, duke ju drejtuar Apelit të Posaçëm për miratimin e kësaj kërkesë dhe caktimin e ‘arrestit me burg’ ndaj Bllakos, për akuzën e korrupsionit.


Shqyrtimi i kësaj kërkesë është shtyrë për nesër dhe Apeli do dalë me një vendim nëse do miratoj kërkesën e SPAK për një masë më të butë sigurie apo jo ndaj Bllakos.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

Më 9 nëntor, Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako të akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, pas ankimit të bërë nga SPAK me akuzat për korrupsion me inceneratorin e Fierit.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori