LAJMI I FUNDIT:

Shteti ua mundësoi importuesve të duhanit që të përfitonin para të majme (Video)

Shteti ua mundësoi importuesve të duhanit që të përfitonin para të majme (Video)

Me apo pa dashje, institucionet e vendit ua mundësuan importuesve të duhanit të papërpunuar që të përfitonin para të majme, si pasojë e mosvendosjes së akcizës për këtë produkt, raporton KTV.

Këta të fundit prodhuan cigare duke iu bërë konkurrencë të hatashme kompanive që paguanin akcizën.

I njëjti udhëzim u ndryshua pesë vjet pas, por u shtua akciza duke rritur ndjeshëm kontrabandën e tij.


Vetëm në një aksion të ndërmarrë këtë javë, janë zënë kontrabandë rreth 8.000 kilogramë duhan. Përfaqësuesit e importuesve të duhanit thonë se ky udhëzim ka dëmtuar shumë importuesit legalë të cigareve që paguajnë edhe akcizën.

Kohavisioni mëson se një pjesë e madhe e fletës së duhanit të papërpunuar po bartet në veri të vendit në një minifabrikë ku po prodhohen cigaret dhe të njëjtat po i shet nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe Ramadan Kelmendi nga shoqata e importuesve të duhanit, i cili ka thënë të kenë hasur raste të tilla.

Kosova mban primatin për akcizën më të madhe në duhan në krahasim me Maqedoninë, përmes së cilës vjen duhani si në mënyrë legale ashtu edhe kontrabandë.

https://vimeo.com/167456234

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori