Dogana i ka mbledhur 168 milionë e 354 mijë e 21 euro taksa nga importi i naftës në 6-mujorin e këtij viti. Këto taksa përfshijnë akcizën dhe TVSH-në në import të naftës që paguhen në Doganën e Kosovës. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës përmes Administratës Tatimore të Kosovës e mbledh edhe TVSH-në e brendshme për naftën që shitet, pra vetëm për vlerën e shtuar nga ajo që është deklaruar në kufi.
Aktualisht në Doganë, paguhet 35 centë akciza për çdo litër të importuar, prej të cilës kuleta e shtetit është mbushur për 105 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.
Ndërsa nga pagesa e 18% të TVSH-së për vlerën e naftës të deklaruar në kufi, shteti ka grumbulluar mbi 63 milionë euro.
Nga janari e deri në qershor në Kosovë janë importuar mbi 308 milionë litra nafta, e vlera e kësaj sasie e deklaruar në kufi ka qenë 256 milionë e 615 mijë euro.
Nëse e krahasojmë me importin e naftës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 shohim një dyfishim të çmimit të naftës së importuar.
Në periudhën janar-qershor 2021 janë importuar 321 milionë litra naftë me një vlerë të deklaruar në kufi prej 122 milionë eurove. Pra, janë importuar 13 milionë litra më shumë në vitin 2021, ndërsa vlera e naftës ishte plotë 134 milionë euro më e lartë.
Importi i naftës në vitet e fundit
Përkundër rënies së sasisë së naftës së importuar, Dogana ka mbledhur 18 milionë euro taksa më shumë nga importi i naftës në gjashtë mujorin e parë të 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2021.
Në vitin 2021, vendi kishte mbledhur mbi 151 milionë euro nga akciza dhe TVSH e naftës në kufi.
Vetëm akcizë janë paguar mbi 110 milionë euro në vitin 2021 që është rreth pesë milionë euro më shumë se në vitin 2022, që janë grumbulluar mbi 105 milionë euro nga akciza e naftës. Akciza në naftë është 35 cent për një litër.
Ndërsa nga pagesa për TVSH në janar-qershor 2021 Qeveria ka mbledhur 41 milionë euro që krahasuar me vitin 2022 kur janë mbledhur 61 milionë i bie që janë rreth 20 milionë euro më pak. Për dallim nga akciza që është fikse, TVSH-ja është 18% e vlerës së naftës e deklaruar në kufi. Pra, sa më i lartë çmimi i naftës se importuar aq më shumë mbledhë të hyra Dogana e Kosovës.
Në periudhën, janar-qershor të 2021 janë importuar mbi 321 milionë litra naftë.
Gjatë vitit 2019 janë importuar 618 milionë litra naftë në Kosovë, ndërsa vlera e kësaj nafte e deklaruar në kufi ishte 293 milionë euro.
Krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020 kishte një rënie të importit të naftës. Në vitin 2020, janë importuar 602 milionë litra naftë me një vlerë prej 177 milionë euro.
Ndërsa në vitin 2021 pati një rritje të sasisë së importuar të naftës krahasuar me 2020.
Në 2021 u importuan 728 milionë litra naftë me një vlerë prej 320 milionë euro të deklaruara në Doganë.
Sipas të dhënave nga Dogana, Kosova në periudhën janar-qershor 2022 ka importuar 32 milionë litra benzinë, 20 milionë litra gaz, 2 milionë litra kerozinë, 10 milionë litra vajra motorike dhe hidraulike.
Në Kosovë çmimet e derivateve kanë pësuar rritje drastike në këtë periudhë të vitit.
Çmimet për një litër naftë në periudha të ndryshme kanë shkuar deri në 1.90 euro.
Ministria e Tregtisë përmes një udhëzimi administrativ ka përcaktuar marzhën tregtare të lejuar (fitimin) për naftëtarët në Kosovë.
Sipas këtij udhëzimi, tregimtarët e naftës kanë të drejt të fitojnë deri në 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë./Kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025