LAJMI I FUNDIT:

Shtetet e QUINT-it përshëndesin formimin e Qeverisë, kërkojnë nga partitë që të zgjedhin presidentin e ri

Shtetet e QUINT-it përshëndesin formimin e Qeverisë, kërkojnë nga partitë që të zgjedhin presidentin e ri

Shtetet e QUINT-it kanë përshëndetur formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës thuhet se Kosova ka nevojë për udhëheqës të vendosur.

“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën”, thuhet në deklaratën e bërë për media, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, vendet e QUINT-it kërkojnë nga subjektet politike që të bashkëpunojnë dhe të zgjedhin presidentin e ri.

“Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, vijon reagimi.

Ndryshe, të hënë më 22 mars është votuar Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti. Pro formimit të Qeverisë kanë votuar 67 deputetë kurse kundër kanë qenë 30.

Kurti sot zyrtarisht ka pranuar detyrën si kryeministër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori