J. Edgar Hoover, drejtori i FBI-së nga viti 1935 deri në vdekjen e tij në vitin 1972, mbetet lideri më jetëgjatë i një agjencie ekzekutive në historinë e SHBA-së. Lexoni disa fakte interesante rreth agjencisë që Hoover i dha formë dhe e drejtoi për gati pesë dekada.
Falë tij, drejtorët e FBI-së tani janë me afat të kufizuar
J. Edgar e nisi punën e tij të parë me Departamentin e Drejtësisë në vitin 1917 në moshën 22-vjeçare dhe në vitin 1924, ai u bë kreu i paraardhësit të FBI-së, Byrosë së Hetimeve. Kur Hoover vdiq në moshën 77 vjeçare, ai kishte kaluar 62 për qind të jetës së tij në krye të shërbimit. Ndërsa, tani drejtorët e FBI-së nuk mundë të drejtojnë më shumë se 10 vjet.
Lista e “10 më të kërkuarve” nëse kapen
Fushata e parë me listën e 10 më të kërkuarave të FBI-së erdhi në vitin 1950 kur një reporter i kërkoi agjencisë emrat dhe përshkrimet për personat më të rrezikshëm. Artikulli tërhoqi shumë vëmendje, sa që Hoover vendosi të nxjerrë një listë zyrtare çdo vit.
Byroja Federale e Investigimit (FBI) nuk ka pasur gjithnjë këtë emër
Kur Prokurori i Përgjithshëm Charles Bonaparte rekrutoi ish-detektivët dhe anëtarët e Shërbimit Sekret për një korpus të ri të hetuesve federale në vitin 1908, ai iu referua asaj si një “forcë agjentësh specialë”. Pasardhësi i Bonapartit, George Wickersham, e quajti Byroja e Hetimeve (BOI) vitin e ardhshëm. Në pranverën e vitit 1933, BOI u përfshi në Divizionin e sapoformuar të Hetimeve (DOI), së cilës iu dha emri që ka edhe sot në vitin 1935.
Hoover nuk lejonte femrat
Në vitin 1920, tre femra, Alaska Davidson, Jessie Duckstein dhe Lenore Houston, shërbyen si agjente të FBI-së. Asnjëra nga këto nuk u punësua gjatë mandatit të J. Edgar Hoover, i cili thuhet se u kërkonte punonjësve femra të vishnin funde ose fustane dhe ndalonte pirjen e duhanit nëpër zyra.
Walter Walsh ishte ish-agjenti më jetëgjatë i FBI-së
Një qitës i aftë, Valter iu bashkua zyrës në vitin 1934 dhe shumë shpejtë u përfshi në rastet më famëkeqe të epokës. Ai vrau gangsterin Al Brady gjatë një shkëmbimi zjarri në vitin 1937. Valsh mori leje nga puna për të shërbyer në Luftën e Dytë Botërore para se të kthehej tek FBI në vitin 1947.
FBI njëherë kaloi dy vjet duke hetuar një këngë
Gjatë viteve 1960, analistët në laboratorët e FBI-së kaluan më shumë se dy vjet duke hetuar tekstin e këngës “Louie Louie” të Kingsmen. Kjo për shkak se pati thashetheme se në tekstin e këngës kishte gjuhë pornografike dhe shumë prindër shkuan tek autoritetet qeveritare për të shprehur zemërimin e tyre.
Byroja kishte një nga njësitë e vjedhjes së artit të parë në botë
Pas vitesh hetimi në fushën e vjedhjes së artit, në vitin 2004 FBI krijoi një skuadër të ngarkuar me zgjidhjen e këtij lloj krimi. Anëtarët e saj, që kanë aftësi të identifikojnë vepra false, kanë rimarrë më shumë se 2600 vepra të vjedhura me një vlerë që shkon në 150 mln dollarë.
FBI ka zhargonin e vet
Jo çuditërisht, FBI ka përdorur historikisht zhargonin e saj, akronimet dhe shkurtesat, disa prej të cilave kanë dalë në publik. Për shembull, “agjentët e tullave” janë hetuesit që punojnë në rrugë, një “UNSUB” është një objekt i panjohur, “Bucars” janë automjetet që përdoren nga agjencia
FBI-ja njëherë hetoi perceptimin jashtëshqisor
Në fund të viteve ’50, FBI pa si mundësi përdorjen e perceptimit jashtëshqisor (ESP) si mjet spiunazhi, sipas dosjeve të deklasifkuara nga agjencia në prill të vitit 2001. Në vitin 1960 byroja hoqi dorë pasi nuk zbuloi asnjë mbështetje shkencore për potencialin e saj.
Sot është një nga laboratorët më të mëdha të krimit në botë, FBI e nisi nga zero
Në fakt, në vitin 1932 ishte një operacion nga një njeri i vetëm në një dhomë ku pihej duhan. Ishte një teknik i vetëm, agjenti special Charles Appel, që përdori një mikroskop, një çantë përgjimi dhe kimikate për të zbuluar shkrimin e dorës. Brenda pak vitesh ekspertë shtesë iu bashkuan ekipit dhe FBI u bë një nga forcat policore më me famë në botë. /History.com/Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë