LAJMI I FUNDIT:

SHTËPIA E DIELLIT QË LÉN

SHTËPIA E DIELLIT QË LÉN

Këngë e vjetër popullore që u bë e famshme më 1964 nga grupi anglez, The Animals
Përktheu: Besnik Hamiti

Është një shtëpi në Nju Orlins
I thonë Dielli që Lén
Dhe ka shkatrrue shumë djem të gjorë
E di o Zot, unë jam njani nga ta

Nana ishte rrobaqepse
M’i preu xhinset e reja
Baba ishte kumarxhi
Poshtë në Nju Orlins


Krejt çka i duhet kumarxhisë
Është një valixhe e një bagazh
I kënaqun është veç atherë
Kur është tapë i dehun

Oh nanë, thuaju fëmijëve tu
Mos me ba çka kam ba unë
Me e kalue jetën në mëkat e mjerim
Në Shtëpinë e Diellit që Lén

Tash me njanën kambë në peron
Tjetrën kambë në tren
Po kthehna në Nju Orlins
Burgun me e lá

Është një shtëpi në Nju Orlins
I thonë Dielli që Lén
Dhe ka shkatrrue shumë djem të gjorë
E di o Zot, unë jam njani nga ta