LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë refuzon ta quajë Princin Saudit “vrasës” sikurse Putinin

Shtëpia e Bardhë refuzon ta quajë Princin Saudit “vrasës” sikurse Putinin

Shtëpia e Bardhë të enjten nuk pranoi t’i referohej Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman si një “vrasës”, megjithëse një raport i inteligjencës amerikane i deklasifikuar së fundmi tha që ai urdhëroi operacionin që çoi në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Presidenti Joe Biden iu referua presidentit rus, Vladimir Putin, kritikët e të cilit ndonjëherë përfundojnë të helmuar ose të vdekur, si një “vrasës” në një intervistë të fundit.

Biden për Putinin: E njoh mirë, është njeri pa shpirt – mendoj se është vrasës
Lexo po ashtu Biden për Putinin: E njoh mirë, është njeri pa shpirt – mendoj se është vrasës

Kur u pyet nëse Biden do të përdorte të njëjtën fjalë për të karakterizuar Princin Mohammed, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki gjatë konferencës së të enjtes tha, “Unë nuk mendoj se kam nevojë të shtoj më shumë emra vrasësish nga podiumi”.


Vërejtjet e Bidenit për Putinin bënë që Rusia të tërheqë ambasadorin e saj nga SHBA – një zhgënjim i madh diplomatik.

Ndryshe, Psaki tha se Biden nuk pendohet që e quajti të parin e shtetit rus si një “vrasës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori