LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti Trump do ta vizitojë Londrën, disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Britani të Madhe

Shtëpia e Bardhë konfirmon se presidenti Trump do ta vizitojë Londrën, disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Britani të Madhe

Presidenti Donald Trump do ta vizitojë Britaninë e Madhe për herë të tretë gjatë këtij vitit, ka konfirmuar në një njoftim Shtëpia e Bardhë.

Së bashku me zonjën e parë, Melania Trump, presidneti i Shteteve të Bashkuara, si dhe një numër i madh i rojave të sigurisë, do të shkojnë në Londër më dy dhjetor ku do të qëndrojnë për dy ditë tjera, para se të zhvillohet një samit i NATO-s, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj vizite, Trump do të pritet në Pallatin Buckingham nga Mbretëresha Elizabeta II, të cilën gjatë vizitës së fundit, e ka konsideruar si një grua të “mahnitshme, të mprehtë dhe të bukur”.


Kjo vizitë e presidentit Trump, vjen disa ditë para se në Britani të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme që janë caktuar për 12 dhjetor.

Sfidë e policisë dhe shërbimeve të sigurisë, mbetet organizimi për mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e vizitës së presidentit amerikan, që gjatë vizitës së kaluar është shoqëruar me protesta të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Kalo në kategori