Shtëpia e Bardhë denoncoi të premten komentet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.
Komentet e Shtëpisë së Bardhë pasuan fjalimin e Presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Putin tha se teorikisht Rusia mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj. Por shtoi se vendi i tij nuk ndodhej përballë një nevoje të tillë.
“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por ne nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato”, tha zoti Putin.
Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.
Duke iu referuar komenteve të Putin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.
Putin: Ekonomia ruse është e fortë; Zelensky ‘turp për popullin hebre’
Të premten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, Presidenti Vladimir Putin foli me nota pozitive mbi të ardhmen e ekonomisë ruse, pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.
Zyrtarët dhe investitorët perëndimorë i qëndruan larg forumit të këtij viti, i cili prej dekadash është konsideruar si organizimi kryesor i Rusisë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe ndonjëherë krahasohet me Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.
Më herët Kremlini u ndaloi gazetarëve nga vende që Rusia i konsideron si “jomiqësore”, që të mbulojnë punimet e forumit, i cili nisi të mërkurën dhe vazhdojnë deri të shtunën. Moska ka vendosur një përcaktim të tillë për shumë vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Australinë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore të lidhura me Ukrainën.
Megjithatë gjatë seancës plenare të forumit, Putin tha se: “Ne nuk jemi kthyer në rrugën e vetëizolimit. Por krejt e kundërta ka ndodhur. Ne kemi zgjeruar kontaktet me partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm, në vendet dhe rajonet që shërbejnë si motor e nxitës të ekonomisë botërore sot. Do të doja ta ritheksoja: këto janë tregjet e së ardhmes dhe të gjithë e kuptojnë këtë qartë”, tha ai.
Zyrtarët nuk publikuan ndonjë listë të bizneseve të huaja që marrin pjesë në forum, por në programin e tij që parashikonte më shumë se 100 diskutime, shfaqeshin një shumicë e theksuar folësish me origjinë nga Rusia.
Ndërsa në një nga seancat e forumit Rusia u shpall si një “qendër globale teknologjike”, në të tjera u pranua në heshtje, izolimi ekonomik në rritje i Moskës, që kur trupat e saj u futën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Presidenti Putin mbrojti gjithashtu me forcë dërgimin e trupave ruse në Ukrainë dhe përsëriti pretendimet e tij se Kievi drejtohet nga një regjim neo-nazist, pavarësisht nga rrënjët hebraike të Presidentit Volodymyr Zelensky.
“Miqtë e mi hebrenj thonë se Zelensky nuk është hebre, por një turp për popullin hebre”, tha Putin.
Ndërkohë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u dëgjuan të premten sirenat që paralajmëronin për sulme të mundshme ajrore ndërsa një delegacion udhëheqësish nga shtete afrikane po takoheshin me përfaqësues të qeverisë ukrainase, me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.
Në një postim në rrjetet sociale Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko njoftoi për një shpërthim në një nga lagjet e qytetit, në ‘Podil’.
Gjenerali amerikan Mark Milley, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar u tha gazetarëve në Bruksel se Ukraina “po bën përparim ndërsa pranoi se po zhvillohet një luftë shumë e vështirë dhe shumë e përgjakshme”.
Ai shtoi tha se morali i trupave ruse nuk është i lartë dhe atyre po u mungon roli udhëheqës.
Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Stoltenberg tha se Kievi ka shënuar përparim “për shkak të trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por ai theksoi se përparimi ishte gjithashtu tregues i mbështetjes që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës, çka po sjell sipas tij ndryshim në fushën e betejës”. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-95-780x439.jpg)
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s
![Rrëzohet një aeroplan në Arizona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-98-780x439.jpg)
Rrëzohet një aeroplan në Arizona
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht