Në ditët e sotme, në një kohë të fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, gratë shpesh e vonojnë shtatzëninë për një sërë arsyesh
Vitet janë bërë vetëm një numër dhe askush nuk i pyet më për to dhe as nuk ka rëndësi për askënd.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për shtatzëninë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një shtatzëni të shëndetshme, mund të jetë shumë e rëndësishme.
Mosha mund të ndikojë në konceptimin dhe mirëmbajtjen e shtatzënisë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se çdo grua do të ketë probleme nëse vendos të mbetet shtatzënë pas moshës 35-vjeçare.
Studimet e kryera së fundmi, mosha është një faktor që ndikon në më së shumti në këto rreziqe. Nëse i ke kaluar 30-at dhe ende nuk ke bërë asnjë lindje, e mira është t’i mbash parasysh ca këshilla.
Nëse shqetësohesh për problemet e shtatzënisë dhe rreziqet që mund të të vijnë nga ajo, ekspertët kanë pohuar se ekzistojnë një sërë faktorësh që duhet t’i konsiderosh, përveç moshës.
Duhet të dish që rreziqet shëndetësore shtohen me kalimin e moshës, por ajo që është më e rëndësishme është gjendja jote shëndetësore para planifikimit të shtatzënisë dhe gjatë saj.
Nëse një femër është mbipeshë ose ka probleme të tjera shëndetësore, të cilat nuk mbahen nën kontroll prej saj, atëherë rreziku i një shtatzënie të komplikuar është i lartë.
Gjithashtu, një femër që vuan nga presioni i lartë i gjakut, duhet t’i nënshtrohet trajtimit për të balancuar nivelin e presionit të gjakut e më pas të planifikojë shtatzëninë.
Rreziqet më të mëdha që vijnë për shkak të moshës.

Gratë në moshën 30-35 vjeç, që janë duke planifikuar një shtatzëni, fillimisht duhet të njihen me rreziqet e mundshme për këtë grupmoshë:
Bebe të vegla: Femrat në moshë kanë një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël, gjë që mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjën edhe pas lindjes.
Operacioni Cezarian: Me kalimin e moshës së femrës, rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindjeje, për shkak të rrezikut të një lindjeje normale në atë moshë.
Problemet e fertilitetit: Me rritjen e moshës, fertiliteti natyral i saj bie. Ndaj elementi kryesor që duhet të konsiderosh përpara shtatzënisë, është fertiliteti. Çdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.
Diabeti i shtatzënisë: Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatzënisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas lindjes. Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një impakt të drejtpërdrejtë në këtë sëmundje.
Priklampsia: Është një gjendje, e cila shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Në disa raste, priklampsia mund të shfaqet edhe në mosha më të reja dhe rrezikon një lindje të parakohshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë