Shtatshkurtri simpatik që i shënoi gol Real Madridit i befason të gjithë në intervistë duke kërkuar punë si gazetar

Real Madridi ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 si mysafirë ndaj Unionistas De Salamanca, në ndeshjen e vlefshëm për Kupën e Mbretit.
Goli i vetëm për skuadrën e panjohur erdhi nga Alvaro Romero, një futbollist i gjatë vetë 147 centimetra.
Ai mori një top nga gjysma e fushës, duke bërë disa driblime dhe duke e gjetur rrjetën.
Por ky i fundit përveç golit të bukur, befasoi edhe me intervistën e dhënë pas ndeshjes, duke kërkuar punë si gazetar.
“Lojtarët e Real Madridit janë sjellë si profesionistë të vërtetë gjatë ndeshjes”.
“Unë jam gazetar, kështu që nëse ka ndonjë gazetë që dëshiron që të më punësojë, atëherë unë jam i disponueshëm”, ka thënë Romero pas ndeshjes.
Ai tani është 23 vjeçar dhe duket se nuk shpreson shumë nga futbolli. /Telegrafi/



















































