Shtatë vende, të cilat duhet t'i vizitoni një herë në jetë

Nëse është hera e parë që i dëgjoni, mos u habitni që ekzistojnë. Janë shtatë destinacione që Bordo ju sugjeron këtë vjeshtë për të vizituar nga Evropa deri në Azi, sepse janë aq unike sa vështirë se shlyhen nga kujtesa.
Një fundjavë relaksi në fshatin Hallstatt të Austrisë ose në Provencë, një aventurë e paharruar në liqenet magjepsësë Plitvice në Kroaci apo vizitë në nekropolisin Myra. Një SPA luksoze në llixhat e Baden Baden, një propozim për martesë në kopshtet pastel Fuji në Japoni ose të vizitoni fshatin e hobitëve Matamata.
Vendet që duhet t'i vizitoni njëherë në jetë :
Fshati është pasuri e cila mbrohet nga UNESCO. Merrni trenin nga Viena dhe pas 3 orësh do të zbuloni fshatin e njohur për tunelet nëntokësore mbi 3 mijë vjeçare të kripës që depërtojnë deri në zemër të malit.
Zgjatimi i liqeneve që ndëpritet nga ujëvarat arrin në 8 kilometra, ku pika më e lartë arrin 1,280 metra, ndërsa më e ulëta 380 metra, edhe pse diferenca totale e lartësisë mes liqeneve është 135 metra, veçori unike që e përfshiu nën kujdesin e UNESCO-s.
Shijoni festivalin e çokollatës dhe gështenjave që serviren si gostitje. Shijoni verërat më të mira në botë, esencat e livandos, nga sapunët tek parfumet, që më të mira së këtu, nuk i gjeni në asnjë vend tjetër.
Arkitektura e rezidencave është unike, ku bie në sy luksi, eleganca dhe mondaniteti. Burimet u zbuluan që në kohën e perandorit romak Caracalla, legjionet e të cilit i quajtën Aquae Aureliae, rrënojat e të cilave gjenden në qendër të qytetit.
Mbi 150 bimë Wisteria qëndrojnë të lulëzuara duke ofruar një rrebesh petalesh që zbresin nga qielli në blu, vjollcë dhe rozë. Piketojeni si vendin ideal për të bërë propozimin e jetës tuaj, një kujtim që nuk do të harrohet kurrë.
Mbi gur përveç portikëve, sheh gdhendje të stilizuara që zbukurojnë fasadën që i dedikohen pronarëve të shtëpive-varreza si dhe mbishkrime me himne dhe lavde.
Kushdo shkel aty, e beson se hobit ekzistojnë vërtet dhe kjo duket qartazi nga përmasat e shtëpive, format dhe deri tek arredimi i tyre duke rritur kërshërinë për të hyrë në to. /Telegrafi/


























































