LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Shtatë të lënduar në një aksident në Prishtinë

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafku që ka ndodhur ditën e hënë në fshatin Llukar të Prishtinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, transmeton Telegrafi.

“Raportohet për një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”.


Tutje, policia njofton se një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/