Shtatë momentet më të çuditshme të ‘Euro 2016’ (Foto/Video)

‘Euro 2016’ ka qenë një turne mjaft i ndjekur, i cili u shoqërua me disa ndeshje interesante. Befasitë nuk munguan, ndërsa pakkush e kishte parashikuar se në fund do të triumfonte Portugalia.
Mirëpo, si çdo turne i madh futbolli, edhe ky kampionat u shoqërua me disa momente të çuditshme, të cilat Telegrafi jua sjell më poshtë.
Po vijnë vikingët! Kënga e tifozëve të Islandës që ishte në fakt “Kënga e luftës së vikingëve”, natyrisht se ishte frymëzim që Islanda të ishte ndër befasitë kryesore të Evropianit.
‘Toy story’ Anglia u eliminua në mënyrë të turpshme nga kampionati, ndërsa bujë të madhe bëri Chris Smalling, i cili e mbante me vete ‘luanin’ që kishte për qëllim ta motivonte skuadrën. Por, kjo nuk ndodhi!
Shumë tifozë irlandezë kishin veshur fundet e tyre tradicionale. Porse, vëmendje të madhe tërhoqi prania e një tifozi irlandez në mesin e tifozëve të Suedisë.
Ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Ukrainës u la nën hije nga gjestet e Joachim Low që nuk kanë nevojë për komentim.
Nuk u desh të qeshte
Cristiano Ronaldo është padyshim një prej lojtarëve më të mirë në botë, por njëherësh është edhe ngacmues dhe arrogant. Pasi foli me shaka për “mentalitetin e vogël” të islandezëve, në ndeshjen e radhës ai huqi penaltinë ndaj Austrisë, ndërsa huqja u shoqërua me përqeshje nga të tjerët, duke u konsideruar më shumë qesharake se befasuese.
Vallëzimi ‘Haka’ i uellsianëve
Gjatë Evropianit, lojtarët e Uellsit janë xhiruar duke bërë vallëzimin tradicional të Zelandës së Re, ‘Haka’, vetëm me të brendshme. Neil Taylor, Wayne Hennessey dhe Jonny Williams ishin xhiruar duke bërë vallëzimin e luftës të fisit Maori, edhe pse sapo ishin eliminuar nga turneu.
Sfida me transversalen
Gianluigi Buffon vazhdon të jetë ndër portierët më të mirë në botë, përkundër moshës që ka. Ndërsa për të festuar fitoren e Italisë ndaj Belgjikës, u kap për shtylle, ndërsa kjo nuk i shkoi aq mirë. /Telegrafi/




















































