Shtatë kushërinj rrihen mes vete për një pronë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtatë persona, kushërinj janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje rreth një prone.
Rasti ka ndodhur në fshatin Barilevë të Prishtinës, të dielën rreth orës 19:45.
Njëri prej të dyshuarve ka përdorur armën e zjarrit duke shtënë në ajër, ndaj të cilit me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake i është kontrolluar shtëpia, me ç’rast i dyshuari vullnetarisht dorëzon një armë zjarri – revole modeli 70, cal.7.65, me një karikator me dy fishekë.
Si pasojë e rrahjes lëndime trupore dhe tretman mjekësor kanë marrë tre të dyshuar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, katër të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të dyshuar janë liruar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































