Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, prej tyre 70 janë të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.


"Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni", thuhet në njoftim.

Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Pejës, 6 pacientë Spitali i Gjakovës, 9 pacientë Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Ndryshe, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e masave antiCOVID. /Telegrafi/