Hegeli thoshte se njeriu ka shpirt, por thelbi i shpirtit të një njeriu është puna, janë veprat, të bëmat që i krijon. Nuk janë fjalët definicion i suksesit të një individi; është puna ajo që e definon suksesin e secilit. Pasqyrë e asaj se kush jemi ne, janë veprat tona. Nuk e determinon potenciali njeriun, por veprat që derivojnë nga potenciali.
E njëjta gjë vlen edhe për një komb. Kur ne shqiptarët themi se jemi një komb trim, jemi luftëtarë të mëdhenj, punëtorë të pashoq, komb solidar, bamirës etj. këto mbesin veç pretendime, retorikë dhe ngjajnë më shumë si mite. Siç thotë Konica: “Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqes” … sepse arsyet që ndezin trimërinë e shqiptarit janë absurde. Shqiptari të vret për një kec, për një fjalë të shtrembër, për një hu gardhi.
Ne e duam suksesin, por jo përmes punës, jo përmes sakrificës personale. Preferojmë zhvatjen. Kemi gojën plot shtet, themi që është shtëpia jonë, por bëjmë gjithçka për ta vjedhur këtë shtëpi. Nuk duam të pranojmë se rruga drejt suksesit, nderit, lirisë e prestigjit është e mundimshme, që kërkon sakrifica. Kjo rrugë “nuk është e shtruar me lule, por me gjemba”, do të thoshte Konica. E, ata që arrijnë në majë përmes djersës, si smirëzinj që jemi, i baltosim, i stigmatizojmë, bëjmë gjithçka t’i zbresim poshtë. Ne e falim gjakun, por nuk e honepsim, nuk e kapërdijmë suksesin e dikujt tjetër.
Zgjedhim të baltosim më të mëdhenjtë, ata që me punën e tyre kanë kapërcyer gardhiqet e katundeve tona, siç është fjala me Ismail Kadarenë. Flamurtarë të kësaj baltosje janë kolegët e tij; e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë. Pse? Sepse nuk ia tolerojnë suksesin. Nuk po ia bëj avokatinë shkrimtarit; edhe nëse dua nuk e bëj dot, por as ai nuk ka nevojë për mua. Avokatinë e tij e bën vepra e tij, e cila sot lexohet gjithandej, në gjuhët më të rëndësishme të folura nga njerëzimi.
Në një takim rasti që pata me të disa muaj më parë, jam tronditur nga gjendja e tij. Prej kohësh pyes veten nëse kjo duhet bërë publike apo jo. Përveç anës psikologjike, e cila ndoshta është normale për moshën që ka, gjendja e tij fizike ishte mizerabël. Këtë e dëshmon edhe fotografia e tij me ambasadoren e Amerikës.
Hej, po flasim për një ikonë të letërsisë shqipe. E gjithë puna e tij është shqiptare, është thelbi i asaj që mund të quhet kulturë shqiptare. Kam dëgjuar se shumë ish-krerë shtetesh dhe parlamentesh, kryeministra, gëzojnë privilegje institucionale – makina, shoferë, zyra etj. Në një kohë kur pasuria e popullit shqiptar po zhvatet nga mafia politike dhe jo vetëm, pse të mos gëzojë një kujdes të ngjashëm institucional edhe shkrimtari ynë i madh?
Nuk i bëjmë nder atij, sepse ai nuk ka shkruar për privilegje. Por, duke u kujdesur për shkrimtarin, ne demonstrojmë shkallën e civilizimit tonë.
Shkrimin po e mbyll me një mendim të Faik Konicës: “Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës