Pasi vendimit të Kuvendit të Kosovës që të miratojë ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura, shqiptarët e Amerikës janë përfshirë në festën e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.
Liderë, veprimtarë dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptarë në këtë shtet, përpos që kanë uruar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe qytetarët, për Ushtrinë më të re në botë, ata edhe kanë organizuar festë për të kremtuar këtë ditë të madhe të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Këshilli Shqiptar Amerikan, nga SHBA, i ka përshëndetur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Hardinaj, kryeparlamentarit Kadri Veseli, ministrin Rrustem Berisha, dhe mbarë popullin e Kosovës me rastin e mandatimit në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të shtetit të Kosovës.
“Kosova, shënoi sot një prej ditëve më të rëndësishme në histori, ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, shkoi në vend gjaku dëshmorëve të rënë në luftën për liri, dhe së fundi sakrifica u kurorëzua me formimin e Ushtrisë së shtetit të Kosovës, po ashtu edhe ëndrra e gjithëve u bë realitet për të gjithë shqiptarët ku do që ndodhen. E gëzofsh Ushtrinë e Kosovë,! I përjetshëm dhe i paharruar gjaku i dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët!”, thuhet në mesazhin e urimit të Këshillit Shqiptar Amerikan.
Ndërkaq, asambleisti shqiptar në qytetit të New Yorkut, Mark Gjonaj, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se pas pavarësisë së Kosovës, votimi nga parlamenti i Ushtrisë së Kosovës, është padyshim arritje monumentale, legjitime, ëndërr e popullit të Kosovës dhe hap i natyrshëm për një shtet që aleatin më të madh i ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
Kurse për shoqatën Atdhetare “Shpresa” nga SHBA, themelimi i Ushtrisë së Kosovës ishte një rrjedhë e asaj lufte që u bë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Padyshim se gëzim të veçantë, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, kanë shprehur edhe ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku”.
Ish-ushtarët e Batalionit “Atlantiku” që veprojmë brenda organizatës “Shoqata Atlantiku – Atlantic Association”, ditën e krijimit të Ushtrisë se Kosovës, kanë festuar me një tubim simbolik nga vendi prej ku u nisën dy dekada më parë për lirinë e Kosovës, me uniformat me emblemën e UÇK-së, në Royal Regency – Yonkers Nju Jork.
Në një ceremoni festive “Urime Ushtrinë Kosovë!”, të shoqëruar me një koktej nga veprimtarët e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe për nderë të kësaj dite historike për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptarë, ata kanë kujtuar dëshmorët që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas lirisë dhe pavarësisë, sipas aktivistit të çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, përpjekjet e Kosovës, më në fund, po realizohen që edhe kjo ta ketë ushtrinë e vet, që do të ruajë me dinjitet dhe përgjegjësi kufijtë e saj në tërë territorin dhe njëkohësisht do të jetë forcë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ai është shprehur i lumtur që Qeverisë së Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, t’ju uroj miratimin e Projektligjit për transformimin e FSK në Forcë të Armatosur të Kosovës – në ushtri.
Po ashtu, edhe pronari shqiptar i restorantit “Çka Ka Qëllu”, Ramiz Kukaj, në New York, ka organizuar mbrëmje festive për nder të themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Në një atmosferë festive, aty kanë marrë pjesë personalitete të shquara, veprimtarë, biznesmenë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptarë.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (L.Bekaj) /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?