Shqiptarët në Maqedoni me status të papërmirësuar edhe pas 25 viteve pavarësi

Republika e Maqedonisë dje shënoi 25 vjetorin e pavarësisë. Për deputetët shqiptarë të përbërjes së parë parlamentare, Maqedonia si shtet, gjatë 25 viteve, ka dështuar në ndërtimin einstitucioneve demokratike, ndërkohë që vendi ngec në rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike. Në fokus ata vendosin mos përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, shkruan REL.
Mersim Pollozhani, njohës i çështjeve juridike, deputet i përbërjes së parë parlamentare gjatë viteve 1991 deri në vitin 1994, thotë se shumë pak është bërë në drejtim të përmirësimit të statusit juridik të shqiptarëve të Maqedonisë, gjatë kësaj periudhe prej dy dekada e gjysmë.
Pollozhani nënvizon se strukturat udhëheqëse maqedonase në vazhdimësi janë angazhuar në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë vetëm mbi baza të kombësisë maqedonase, duke pasur si synim degradimin e statusit të shqiptarëve nga ai i kombësisë që kishin para viteve të nëntëdhjeta, në statusin e bashkësive etnike.
“Me ndryshimet kushtetuese sforcohet në periudhën e pluralizmit politik formimi i shtetit unitar maqedonas, që do të thotë një shtet – një komb. Pra, një shtet vetëm i maqedonasve ku jetojnë edhe bashkësi të tjera etnike, në mesin e të cilëve janë dhe shqiptarët.”
“Për këtë gjendje, përkatësisht status të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, në masë të madhe ka kontribuuar edhe paaftësia e shqiptarëve gjatë këtyre 20 apo 25 viteve të fundit, përkatësisht sindromi i paaftësisë së shqiptarëve për t`u organizuar në mënyrë kolektive kundër politikave nacionaliste të elitave udhëheqëse maqedonase”, vlerëson Pollozhani.
Ndërkaq Hisni Shaqiri, deputet gjatë tri mandateve të para, pas pavarësisë së Maqedonisë, i cili iu bashkua dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001, thotë se institucionet shtetërore vazhdojnë të diskriminojnë shqiptarët në të gjitha dimensionet edhe kundrejt mekanizmave të shumtë juridik që janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit për të përmirësuar statusin e shqiptarëve.
“Diskriminimi është në përmasa aq të mëdha sa nuk mund të përshkruhet. Me vetë faktin se kanë ndodhur shumë ngjarje edhe pas konfliktit të armatosur të 2001-shit, kur shqiptarët mendonin se kanë fituar të drejtat dhe lirinë, përkundrazi tani janë më të diskriminuar, më të përbuzur, duke qenë se vazhdojnë të ndodhin ngjarje të tmerrshme, siç janë vrasjet dhe burgosjet e popullatës shqiptare përmes proceseve të montuara, siç është rasti i Brodecit, Sopotit,…”.
“Këtu në Maqedoni drejtësia është e njëanshme, selektive, gjyqësori në mënyrë jo të barabartë i trajton qytetarët shqiptarë…kjo është e dukshme në rastin e Kumanovës, por edhe rastet e më hershme, siç ishte Monstra dhe më herët rasti i Sopotit dhe ai Brodecit”, thotë Shaqiri.
Ndërsa, Ismet Ramadani, gjithashtu deputet në tri përbërjet e para parlamentare pas pavarësisë së Maqedonisë, i cili aktualisht drejton Këshillin Euroatlantik në Shkup, thotë se Maqedonia ka dështuar në demokratizimin e institucioneve shtetërore dhe kjo është arsyeja se Maqedonia si shtet tani është gjithnjë e më larg integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.
“Ne atëherë kemi pritur që Maqedonia shumë më shpejt të integrohet në NATO dhe BE dhe ja, kaluan vite e vite dhe Maqedonia si shtet stagnon dhe nga ndonjëherë dhe ç’orientohet nga integrimet euroatlantike”, thotë Ramadani.
“Dhe sot, fatkeqësisht, duhet të konstatojmë se kemi mundur të bëjmë shumë më shumë si politikë shqiptare, po edhe si politikë në përgjithësi, që Maqedonia si shtet të jetë në familjen evropiane, të jetë në NATO, të këtë raporte më të mira ndëretnike, raporte më të mira me shtete fqinje”, shton Ramanadani.
Kryetari i parlamentit në përbërjen e parë parlamentare, Stojan Andov, vlerëson se suksesi i vetëm i Maqedonisë nga pavarësia qëndron në atë se mbetet i pashmangshëm procesi i mbijetesës dhe zhvillimit të Maqedonisë si shtet, pavarësisht goditjeve që merr nga qarqe të caktuara.
“Suksesi gjatë këtyre 25 viteve për Maqedoninë qëndron në atë se shteti do të zhvillohet dhe do të vazhdojë të përparojë. Përderisa mossuksesi ka të bëjë me atë se kohë pas kohe struktura të caktuara i vendosin guralec rrotës së historisë së shtetit dhe me këtë dëshirojnë të ndalojnë progresin e shtetit”, thotë Andov.
Në ditën e pavarësisë së Maqedonisë, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, Nikolla Gruevski, nga OBRM-PDUKM dhe Zoran Zaev, nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë bërë thirje për unifikim rreth realizimit të interesave kombëtare dhe atyre shtetërore.
Përderisa partitë politike shqiptare nuk kanë dhënë asnjë urim, ato nuk janë as pjesë e manifestimeve të shumta të cilat organizohen me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë si shtet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri